12/22/2025 11:18:35 AM

Kurti numëron 6 kushte për themelimin e Asociacionit

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës, para deputetëve ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit tha se Asociacioni i komunave, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.

“Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi – Daciq, si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosoves me këto kushte:”

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,

2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndrroj emrin, duhet t’i shperbeje vetem bashkëpunimit horizontal të komunave

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejne parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëveileagave

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ket+ pranuar parimet e kartës OKB-së në raportet e saj ndërshteërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Kryeministri i vendit tha se Kosova është e përkushtuar që të arrihet një dakordim final rreth propozimit franko-gjerman të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania.

“Në të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetësit e BE-së dhe këshiltarët e lartë të QUINT-it unë kam potencuar në vazhdimsi përkushtimin tonë që sa me shpejt të jetë e mundur të arrijmë dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman të BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania të prezantuar tek ne me 9 shtator 2022. Këtë propozim ne e shohim si bazë të mirë për diskutime të metutjeshme dhe jemi të intersuar të punojmë intensivisht që i njëjti të finalizohet dhe të nënshkruhet nga palët”, tha Kurti.

Tutje, Kryeministri Kurti kërkoi që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell sa më shpejt t’i ftoj në takime të rregullta e shpeshta palëmt, për të shkuar drejt finalizimit.

Kërkoj nga BE, nga Përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell që sa më parë të ftoj në takime të rregullta e të shpeshta që ta avancojmë drejt finalizimit. Jam i gatshëm të kontribuoj në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe të sigurohemi për mekanizmiat që impelmentojnë garantim të saj”.

“Pika e 10 për marrevëshje bazë i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, dhe nv kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet, edhe ajo e 19 prillit 2013. Çfarëdo tentative janë sado të pakuptimta aq edhe jo produktive. Noramlizimi i marrëdhënieve me Serbine, duhet të garantoj edhe të drejtat e komuniteteve pakicë. Shteti normal demokratik nuk i deskriminon pakicat, por i ruan si vlerë. Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuoj marrëdhënieve të brendshme”. /Reporteri.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate