Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së sotme ka deklaruar se koeficienti i ri nuk paraqet rritje reale të pagave, shkruan Gazeta Metro.
“Ne sot me këtë koeficient, s’kemi rritje reale të pagave. Ne mund të kemi një rritje të lehte nominale, por e cila asesi nuk e adreson normën e inflacionit.
Ajo, në fjalën e sotme ka deklaruar se, partia pjesë e së cilës është edhe ajo, ka bërë të gjitha kalkulimet dhe propozon që të paraqitet amandament që koeficienti i pagave të jetë 125 euro.
Bajrami, po ashtu u ka bërë thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë amandament.
‘‘LDK ka shikuar buxhetin, ka bërë të gjitha kalkulimet dhe ne propozojmë të paraqesim amandament qe koeficienti i pagave të jetë 125 euro. Kjo kërkon një kosto vjetore prej 120 milionëve dhe është shumë më pak sesa masat e Qeverisë që i ka nda vitin e kalum pa asnjë efekt. Ne ju bëjmë thirrje deputetëve të këtij Kuvendi që ta përkrahin amandamentin”, ka deklaruar Bajrami.