12/20/2025 9:08:40 AM

Presidentes i hapet rruga për dekretimin e Isufajt për Kryeprokuror, Fazliu s’ankohet në Kushtetuese

Duhet të lexoni

Shqipdon Fazliu nuk do të ankohet sërish në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokuroit të ri të Shtetit. Ky vendim i prokurorit Fazliu i hapë rrugë dekretimit të Blerim Isufajt si shef i ri i Kryeprokurorisë së Shtetit.


Ankesat e ish-kandidaitit për kryeprokuror, që të gjitha u shpallen të pa bazuara, u shndërruan në vegël të pushtetit për mos dekretimin e Isufajt kryeprokuror të ri, pasi natyrisht Blerim Isufaj nuk ishte kandidati i tyre për ta kapur këtë institucion.

Me refuzimin e ankesës si të pabazuar edhe nga ana e Gjykatës Supreme, dhjetorin e vitit që shkoi, del se Shqipdon Fazliu do t’i japë fund betejës së tij kundër përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit që u shndërrua në vegël të pushtetit politik në Kosovë.

Prokurori Fazliu ka njoftuar tashmë Këshillin Prokurorial të Kosovës se nuk do të vazhdojë me ankesë në Gjykatën Kushtetuese për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net nga burime të afërta me procesin.

Vendimi për të mos u ankuar më në Kushtetuese, vjen pasi Fazliu një herë pikërisht kjo gjykatë ia ka rrëzuar pretendimet për kontestimin e përzgjedhjes së Blerim Isafajt, shef të ri të Kryeprokrurisë së Shtetit.

Pas Kushtetueses që e orientoi Fazliun të ankohet në Gjykatat tjera, të tri shkallët tjera të gjyqit i kanë hedhur si të pabazuara pretendimet e Fazliut nga përzgjedhja e KPK’së.

 

I kontaktuar nga Gazeta Online Reporteri.net, Shqipdon Fazliu të martën ka refuzuar të kometojë në lidhje me vendimin e tij për tërheqje nga ankimimi tutje.

Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Në gati 10 muaj, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka refuzuar ta dekretojë atë në këtë detyrë, me arsyetimin se proceset e ankimimit nuk janë përfunduar.

Shefja e shtetit i përdori s’i vegla ankesat e Fazliut në Gjykatë, kundër dekretimit të Blerim Isufajt. Ky i fundit qysh në kandidimin e tij për këtë pozitë ishte parë si i padëshiruari i pushtetit politik në vend për ta drejtuar institucionin e pavarura të Kryeprokurorit të Shtetit.

Madje, zyrtarë të Qeverisë Kurti, përfshirë edhe vetë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk është se e kanë fshehur këtë fakt duke provuar denigrimin e Isufajt në opinionin publik.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate