12/20/2025 7:11:56 AM

Haliti për Asociacionin: Kemi një betejë të analfabetëve politikë që s’marrin vesh

Duhet të lexoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’u besojnë ndërkombëtareve sa i përket Asociacionit. Haliti ka thënë se ambasadori e përfaqësuesit tjerë nuk bëjnë deklarata për ta mashtruar Kosovën.

Duke komentuar takimin e djeshëm për Asociacionin, Haliti ka thënë se situata është shumë serioze, teksa ka thënë se për këtë çështje po bëhet një “betejë analfabetësh”.

Ai shtoi se Asociacioni duhet të nënshkruhet pasi Kosova ka garanci nga BE dhe SHBA-ja që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Akoma nuk e kemi parë një drafte zyrtarë. Sa i përket ftesës të gjitha partitë kanë pasur ftesa, PDK ka dërguar përfaqësues të partisë por nuk kanë shkuar kryetari i partisë. Sa i përket Asociacionit, është mendimi i imi, unë nuk kam luftë politike kur është në pyetje Kosova. Ne kemi një situatë shumë serioze, kemi një betejë të analfabetëve politikë që nuk marrin vesh nga politika”, tha ai.

“Pa një marrëveshje e cila shtensionon raportet mendoj që është vështirë të ecim përpara. Bazuar edhe në atë që kamë prirje nga përvoja e kaluar të ju besoj amerikanëve në atë që thonë, po besoj që nuk ka nevojë të mos nënshkruhet marrëveshja dhe të mos bëhet statuti i Asociacionit në përputhje më atë që kanë thënë Escobar dhe ambasadori i Amerikës që Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Unë besoj që as ambasadori as përfaqësuesit e tjerë nuk bëjnë deklarata për të na mashtruar”, tha ai.

Ai tha se Kurti ka injoruar takimin e djeshëm në Ambasadën Amerikane dhe se për Asociacionin do të duhej të bisedohej me institucionet shtetërorë.

“Qeveria e Kosovës duke përfshirë Kurtin e injorojë takimin e djeshëm, nuk ka tentativë për të bashkëbiseduar brenda institucioneve. Institucioni i parë që do të duhej të diskutohej është Parlamenti. Duhet të binden që duhet me ecë për para, duhet të anëtarësohemi në BE. Pengesat të vetë vetës jemi ne nuk është dikush tjetër”, tha ai./EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate