12/19/2025 11:28:07 PM

Vuani shpesh nga ngërçet e këmbëve gjatë natës? Ekspertët thonë se kur duhet të shqetësoheni

Duhet të lexoni

Ngërçet shkaktohen nga tkurrja e muskujve dhe më së shpeshti ndodhin në këmbë, por mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit.

Kjo mund të ndodhë, sipas ekspertit doktor Scott Harris, si pasojë e ndryshimeve të temperaturës, për shkak të mos pirjes së mjaftueshme të ujit, pas qëndrimit për një kohë të gjatë në këmbë, për shkak të mungesës së kalciumit dhe magnezit, por edhe si pasojë e sëmundjeve të rënda, si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, por edhe depresioni.

Disa studime kanë treguar se ngërçet mund të shfaqen pas marrjes së medikamenteve të caktuara të astmës, si dhe te gratë shtatzëna.

Në studime të shumta, thuhet se deri në 60% e njerëzve e kanë pasur këtë përvojë të paktën një herë në jetën e tyre dhe se më së shpeshti shfaqet te personat mbi 50 vjeç. Gjithashtu, ato shfaqen më shpesh në verë sesa në dimër.

Parandalimi

Disa studime kanë treguar se shtrirja në të vërtetë ndihmon. Ka edhe 59% më pak shanse që të përjetoni spazma muskulore në gjumë, nëse bëni ushtrime rregullisht.

Gjithashtu, është e rëndësishme të përfshini sasi të mjaftueshme të magnezit në dietën tuaj (gjendet në bizele, fruta të thata, drithërat dhe perimet me gjethe jeshile), por edhe më efektive është marrja e një sasie të madhe të lëngjeve.

Gjithashtu duhet të shmangni alkoolin, si dhe pijet me kafeinë.

Çfarë duhet të bëni kur keni një ngërç

Disa metoda mund t’ju ndihmojnë të kaloni më lehtë simptomat e pakëndshme. Bërja e një dushi të ngrohtë ose masazhimi i një muskuli të lënduar ndihmon.

Këshillohet edhe vendosjen e akullit, por duhet të keni kujdes me këtë. Ekspertët nuk e rekomandojnë këtë metodë nëse vuani nga variçet në vena ose ateroskleroza dhe akulli nuk duhet të aplikohet asnjëherë direkt në lëkurë, por mbi një leckë.

Ilaçet kundër dhimbjeve ndihmojnë, por nuk duhet t’i merrni pa një rekomandim.

Nëse, preferoni zgjidhje natyrale, provoni aromaterapinë. Disa vajra, të tilla si mente ose livando, mund t’ju ndihmojnë të luftoni ngërçet. Qëllimi i Aromaterapisë është t’ju relaksojë pas një dite të vështirë, dhe për rrjedhojë të relaksojë të gjithë muskujt e trupit.

Mund të provoni edhe xhel të ndryshëm me efekt ftohës ose ngrohës, në varësi të asaj që preferoni.

Kur shfaqet një ngërç, sado e pakëndshme të jetë, përpiquni të drejtoni këmbën dhe lëvizni.

Është e rëndësishme të theksohet se duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse ngërçet shfaqen shpesh, në mënyrë që të mund të reagoni në kohën e duhur dhe të gjeni zgjidhjen më të mirë për problemin tuaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate