4/25/2024 2:44:50 PM

Studimi i profesorit të njohur: Serbët ndihmuan osmanët ta pushtojnë Ballkanin

Duhet të lexoni

Një studim i ri i prof. dr. Oliver Jens Schmitt shpluhuron disa mite të historisë serbe. Sipas Schmitt, serbët u kanë dhënë osmanëve ndihmë vendimtare për ta pushtuar Ballkanin

Nga Enver Robelli

Në kulturën serbe të kujtesës s’ka vend për dilema: serbët, sipas këtij rrëfimi të etabluar, më 1389 mbrojtën krishterimin në Betejën e Fushë-Kosovës kundër osmanëve. Në një studim të ri të botuar së fundi në “Zeitschrift für Balkanologie” (Revista për Ballkanologji) profesori i historisë në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, shpluhuron disa mite të historisë serbe dhe arrin në përfundimin se elitat serbe pas vitit 1389 u kanë dhënë osmanëve ndihmë vendimtare për ta zaptuar Ballkanin. Një përmbledhje të studimit të tij Schmitt e ka botuar të hënën në gazetën austriake “Der Standard”.

Sipas Schmitt, një shikim i burimeve dhe librave të historisë mjafton për të konstatuar se në të gjitha çastet vendimtare të historisë osmane nga viti 1389 deri më 1459, kur u zhduk despotati (principata) serbe, shtresa aristokrate serbe ua mbajti anën osmanëve dhe intervenoi kundër kundërshtarëve të krishterë të osmanëve. Më 1395 princi ortodoks i Vllahisë Mirçea (Plaku) u përball me Sulltanin osman, Bajazitin I. Fitorja osmane u bë e mundshme nga aristokratët serbë, të cilët i shërbenin ushtrisë osmane si vasalë, mes tyre sidomos Marko Kraleviqi. Në kujtesën serbe Kraleviqi është hero i luftës kundër osmanëve, në realitetin historik ai luftoi dha ra për palën tjetër, për osmanët, shkruan Schmitt.

Një vit më vonë, më 1396, Mbreti hungarez, Sigismundi i Luksemburgut, mblodhi aristokratë nga mbarë Europa për të depërtuar në zemrën e Perandorisë Osmane, në Bullgarinë e sotme. Qëllimi ishte të dëboheshin osmanët. Në Betejën e Nikopolit në Danub forcat serbe të prira nga Stefan Llazareviqi, i biri i Princit Llazar të vrarë shtatë vjet më parë, ndikuan që të fitojnë trupat osmane. Të krishterët u mposhtën, aristokratët e pasur u burgosën dhe shumë familje aristokrate franceze falimentuan duke i paguar Sulltanit para për pengje, nënvizon Schmitt.

Edhe më 1402 sundimtari mongol Timur Lenk marshoi në Anadoll. Afër Ankarasë ai u përball me Sulltanin osman, Bajazitin I. Ushtria osmane u shpërbë pasi vasalët turko-myslimanë të Sulltanit kaluan në anën e mongolëve dhe princërit osmanë dezertuan. I vetmi që deri në fund luftoi kundër mongolëve ishte Stefan Llazareviqi dhe trupat e tij. Më 1430 osmanët sulmuan Selanikun, krahas Kostandinopojës, qyteti më i rëndësishëm i Ballkanit. Pjesëmarrës vendimtarë ishin ushtarët serbë nën udhëheqjen e Grgur Brankoviqit. Kur më 1453 Sulltan Mehmeti rrethoi Stambollin dhe më 29 maj e pushtoi, trupat serbe ishin pjesë e ushtrisë osmane dhe jo në anën e bizantinëve ortodoksë.

Në studimin e tij Schmitt shpjegon arsyen pse serbët përkrahën osmanët në pushtimin e Ballkanit. Pas humbjes në Betejën e Fushë-Kosovës, aristokratët serbë u bënë vasalë të osmanëve, sidomos dinastitë e Llazareviqëve dhe Brankoviqëve. Rol qendror luanin martesat mes dinastive. Olivera Llazareviq u martua me Sulltan Bajazitin I dhe Mara Brankoviq me Sulltan Muratin II (1422-1451). Bashkë me këto dama në oborrin e Sulltanit erdhën edhe serbë të tjerë. Kronikat osmane e përshkruajnë Oliverën si “femme fatale”, e cila kishte futur në përdorim pirjen e alkoolit në oborrin e Sulltanit dhe kësisoj kishte trandur traditat e vjetra të Sulltanëve. Pas vdekjes së burrit të saj, Mara Brankoviq u shpërngul në Maqedoninë jugore dhe me vite të tëra mbajti në duar penjtë e diplomacisë së fshehtë drejt Perëndimit, sidomos Venedikut. Në oborrin osman u krijua një elitë serbe dhe deri në shekullin e 16-të serbishtja ishte shumë e përhapur aty.

Giorgo Sfranze, këshilltar i Perandorit të fundit bizantin, Konstantinit XI, dhe dëshmitar i fundosjes së Bizantit, gjatë qëndrimit në ekzil në Korfuz formuloi akuzën më të ashpër ndaj serbëve, shkruan Schmitt.

“Nga territoret e ndryshme Serbia ka mundur të dërgojë fshehurazi para dhe burra. A ka parë ndokush para? Vërtet ata dërguan para dhe shumë burra, por ata ia dërguan emirit (mendohet Mehmetit II), i cili ishte duke e rrethuar qytetin (Kostandinopojën). Dhe turqit gëzoheshin dhe thoshin: pa shihni, edhe serbët janë kundër jush”, kishte shkruar Giorgo Sfranze. Thellë i dëshpëruar ky bizantin kujtonte rolin serb në rënien e Kostandinopojës, ku duke luftuar ra Konstantini XI. Elitat serbe nuk ushtronin solidaritet ortodoks, nënvizon Schmitt.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Lajme të mira nga Kate Middleton: Rikuperimi nga kanceri është duke shkuar mirë!

Rikuperimi i Kate Middleton “po shkon mirë”, thotë një ekspert i cili pohon se paraqitjet e fundit publike të Princit ...

“Ish-bashkëshorti i tregoi mamit se kisha vdekur”, Ledjona tregon për aksidentin e rëndë ku mbeti e vdekur një gazetare

Lejdona e ftuar në “S’e Luan Topi” ka treguar shumë për jetën e saj personale dhe profesionale.Ajo ësht&eum ...

Fifi zbulon paktin që bëri me Granit Canën para se të futeshin në BBVIP!

Këngëtarja e njohur Fifi ka rrëfyer prapaskenat në BBVIP 1, kur ka qenë pjesë e shtëpisë. Fifi ka rrëfyer ...

Jetë / Stil

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Dhimbja e kockave, si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit tek të rriturit dhe zakonisht tek moshat e moshuara.V ...

Sport

Daja: Barazimi erdhi falë mentalitetit fitues

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është gëzuar rezultatit të barabartë në derbin ndaj Dritës.Rezultati 2:2 të ...

Trajneri i Dortmundit me fjalë të mëdha për Xhakën

Dortmundi vazhdon pritjen për titullin e Bundesligës prej vitit 2012.Para 12 vjetësh, Dortmundi e fitoi titullin e tetë dhe të ...

Akil Gjakova dorëzohet në polici!

Gjatë ditës, Policia e Kosovës shpalli në kërkim xhudistin Akil Gjakova. I njëjti po kërkohej për veprën ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate