12/17/2025 9:18:57 PM

Presidentët shkëmbejnë dhuratat; Ai afrikan i jep luanin e balsamosur, bjellorusi i dhuron një traktor

Duhet të lexoni

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka marrë si dhuratë një luan të balsamosur nga homologu i tij nga Zimbabveja Emmerson Mnangagwa.

Në këmbim ai i dhuroi kreut të vendit afrikan një traktor për të kultivuar tokat e tij private. Lukashenko mbërriti në vendin afrikan të hënën për një vizitë shtetërore.

Të martën, të dy presidentët mbajtën një ceremoni në kryeqytetin e vendit, Harare, për të shënuar transferimin e makinerive bujqësore bjelloruse në Zimbabve.

Minsku e ka furnizuar vendin me traktorë të shumtë Bjellorus-92 të prodhuara në vend. Në këtë ngjarje, Lukashenko shprehu me jo pak ironi ‘mirënjohjen’ për Perëndimin për mundësinë që i është dhënë vendit të tij për të furnizuar me traktorë Zimbabvenë.

“Dua të falënderoj amerikanët dhe gjithë botën perëndimore për vendosjen e sanksioneve ndaj nesh. Përndryshe, sot në këtë fushë të madhe nuk do të qëndronin traktorët bjellorusë, por ata amerikanë dhe gjermanë.” – tha Lukashenko gjatë ceremonisë.

Udhëheqësi bjellorus i dhuroi gjithashtu një traktor Belarus-92 vetë Mnangagwas, duke e paraqitur personalisht automjetin dhe duke i dorëzuar çelësat. Presidenti i Zimbabvesë pritet të përdorë automjetin për të fermuar në pronën e tij private, vuri në dukje presidenca bjelloruse në një deklaratë.

Mnangagwa, nga ana tjetër, i dhuroi Lukashenkos një luan të balsamosur. Sipas mediave bjelloruse, luani pritet të përfundojë në ekspozitë në pallatin presidencial në Minsk.

Presidentët shkëmbejnë dhuratat; Ai afrikan i jep luanin e

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate