Rrallëherë ndodh që rrugët e Tiranës mund të shihen bosh një të shtune mbrëma. Nuk është as mesnatë, e as orët e para të ditës tjetër.
Pas orës 21:00, sheh nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit gjithnjë e më pak lëzivje. Vihen re lokalet, disa të tejmbushura e disa diçka më pak, me njerëzit të fokusuar tek TV ku transmetohet se çfarë ndodh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, prime-i i Big Brother në Top Channel.
Megjithatë heshtja është ajo që mbizotëron, me reality shoë-n që ka mbledhur shqiptarët para ekranit, duke thyer çdo rekord shikueshmërie.
Kallanxhi tregoi cilat janë trendet e momentit në Google dhe cili emër nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kërkohej më shumë.