9/20/2025 12:32:16 PM

Pas lajmeve të rastit me narkotikë, reagon Osman Azemi: Episod i trazuar i jetës time, i kërkoj falje familjes dhe të gjithë atyre që më përcjellin

Duhet të lexoni

Aktori Osman Azemi është kthyer të enjten në kryefjalën e ditës në mediat vendore.

Kjo pasi ai u paraqit para gjykatës, për t’u deklaruar i pafajshëm mbi akuzat për posedim të lëndëve narkotike – një akuzë e cila rëndonte mbi të para afro katër vitesh.

Ngjarja e cila kishte ndodhur në vitin 2019, e kishte drejtuar në dyert e gjykatës ish-humoristin e grupit “Stupcat”.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka dhënë një shpjegim të detajuar mbi rastin famëkeq, duke iu kërkuar njëherësh falje të gjithë ndjekësve të tij për këtë pasqyrë të errët të jetës dhe karrierës së tij.

“Sqarim! Sot kam pasur një seancë gjyqësore rreth një rasti të posedimit të lëndëve narkotike në vitin 2019, gjë që është pasqyruar edhe në media. Unë u kërkoj falje familjes sime, të afërmeve dhe të gjithë atyre që e përcjellin dhe më përkrahin në veprimtarinë time për këtë episod të jetës sime me të cilin nuk krenohem”, ka shkruar aktori.

Tutje, ai ka thënë se ky rast e ka prekur atë në një prej momenteve më të trazuara emocionalisht dhe artistikisht të jetës.

“Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetës sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje për atë kohë dhe shpresoj që lajme të tilla të mos dëgjoj për askënd. Puna dhe përkushtimi im mbetet që veprimtaria ime artistike të jetë sa më e pranuar nga të gjithë shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora. Ndërsa të gjithë atyre që përballen me episode të ngjashme në jetë ose që të afërmit e tyre gjenden në momente të trazuara emocionale u them që ta përkrahin njëri-tjetrin dhe të kalojnë këto faza për ta vazhduar jetën edhe më të fortë. ”Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur’ (Jean-Paul Sartre)”, ka shkruar Azemi në Facebook. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate