9/22/2025 10:17:00 AM

Po ju e dinit? Ja përse është i domosdoshëm konsumi i proteinave në mëngjes

Duhet të lexoni

Trupit i duhet më shumë kohë për të zbërthyer proteinat dhe prandaj një mëngjes i pasur me proteina mund t’ju mbajë të ngopur për më gjatë.

Nëse zgjidhni të mos konsumoni ushqime me proteina ju mund të ndiheni të uritur dhe më të lodhur gjatë ditës.

Konsumi i proteinave në mëngjes ka treguar se mund të ndihmojë edhe me stabilizimin e sheqerit në gjak dhe për rrjedhojë të rrisë nivelet e energjisë. Edhe njerëzit që tashmë janë diagnostikuar me sheqer të lartë në gjak, mund të përfitojnë nga konsumi i tyre në këtë kohë të ditës.

Për më tepër, këto makronutrientët ndikojnë në hormonet që ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe promovojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe të ngopjes nga vaktet.
Hulumtimet në të cilat AgroWeb.org bazohet, kanë treguar gjithashtu se mëngjeset e pasura me proteina mund të ulin shpeshtësinë e ngrënies gjatë natës në krahasim me mëngjeset me më pak ose pa proteina.

Cila është sasia ideale e proteinave që duhet të konsumoni në mëngjes?
Kjo varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë moshën, madhësinë e trupit, fazën e jetës, nivelet e aktivitetit fizik dhe sëmundjet ekzistuese mjekësore. Mënyra më e mirë për të përcaktuar se sa proteina keni nevojë në mëngjes është të vlerësoni nevojat tuaja ditore dhe t’i ndani ato në mënyrë të barabartë midis vakteve dhe ushqimeve tuaja të ditës.

Një metodë e shpejtë për ta bërë këtë është të përpjestoni peshën tuaj në dy dhe të synoni të konsumoni aq gram proteina në ditë. Për shembull, një person me peshë 150 kilogramë mund të ketë nevojë për rreth 75 gram proteina në ditë, ose rreth 25 gram proteina në secilin nga tre vaktet e tij kryesore. Sigurisht, që llogaritja duhet bazuar edhe në gjendjen tuaj shëndetësore, qëllimet dhe aktivitetin fizik që kryeni.

Por duhet të dini se nëse po përpiqeni të ndërtoni muskuj, do t’ju duhen më shumë proteina sesa numri që do të merrni nga ky ekuacion. Për këtë qëllim, ju mund të konsultoheni me një dietolog.

A mund ta teproni me proteinat?
Po, kjo është e mundur. Për një individ me probleme me veshkat, rreziqet e konsumimit të një sasie të tepërt proteinash mund të rriten.

Proteina është vetëm një pjesë e mënyrës së shëndetshme së të ushqyerit. Prandaj këshillohet të kombinoni të gjithë makronutrientët si proteinat, karbohidratet cilësore dhe yndyrnat e shëndetshme në një vakt.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate