5/13/2025 7:47:15 PM

“Big Brother” dhe “Përputhen”, Lori Hoxha merr çmim nga Dhoma e Tregtisë për… revolucion në media

Duhet të lexoni

Ndërsa prej kohësh në Shqipëri është hapur debati për shkatërrimin e televizionit, me programe të tilla si “Big Brother” dhe “Përputhen”, ka të tjerë që mendojnë ndryshe.

Dhoma e Tregtisë e drejtuar nga Nikolin Jaka, mendon se në fakt, këto programe janë një revolucion në television.

Ndaj dhe ka vendosur të nderojë me një çmim Lori Hoxhën, pronare dhe ideuese e këtyre programeve.

Lori Hoxha teksa mori çmimin “Në gjurmët e babait”, falenderoi të gjithë atë që besuan në ëndrrën dhe vizionin e Dritan Hoxhës. Trashëgimtarja e Top Channel shprehu bindjen për të vazhduar ëndrrën e të atit, duke e përshtatur me kohën ku jetojmë.

Jam shumë e papërgatitur për këtë nder që m’u dha sonte dhe ne të televizionit nuk na pëlqejnë shumë të papriturat, dhe kur dalim jashtë skalete, mundohemi ta mbyllim shpejt se nuk duam të bëjmë gabime, duam të evitojmë çdo lloj pakënaqësie të publikut. Por nuk rri dot pa falenderuar zotin Nikolin.

Ta dija që do të flisja publikisht, do të kisha çuar thjesht një mesazh. Megjithatë, për mua është nder shumë i madh që jam mes figurave më të rëndësishme të biznesit shqiptar.

Do të doja të thosha dy fjalë. Top Channel ka nisur si një ëndërr e tim eti dhe është ndërtuar në themele shumë të forta dashurie, dashuri për punën, për familjen, por sidomos për kombin. Vizioni i tij ishte shumë i qartë, megjithatë unë mendoj se asgjë nuk arrihet pa besimin e njerëzve që ke afër dhe besimin e të gjithë shqiptarëve. Unë do të doja t’i falenderoja për besimin që i dhanë ëndrrës së babait tim, sepse ai besim është akoma shumë i fortë sot. Dua realisht t’i falenderoj, sepse besuan aq sa unë që misioni që ka Top Channel është më i madh se emri që e udhëheq.

Unë jam këtu, vetëm sepse besoj akoma në themelet në të cilat Top Channel është ndërtuar dhe jam e bindur që vizionin e tij mund ta përshtas në kohën që ne jetojmë. Po ashtu, besoj që dashurinë që ai kishte për Top Channel, e ka trashëguar më së miri tek unë.

Uroj që Top Channel të jetë po aq revolucionar sot dhe uroj të kemi njerëz afër që të na besojnë po aq shumë në të ardhmen, sa na kanë besuar deri tani dhe të besojmë te qëllimi jonë për t’i shërbyer Shqipërisë dhe për ta bërë këtë vend akoma më të mirë”, tha ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate