Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi një qytetar i quajti ‘hajna’ anëtarët e OVL’së së UÇK’së gjatë protestës kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanovic, transmeton Gazeta Metro.
Ajo ka thënë se kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit ‘hajn’ e ‘tradhtar’ e ka ndërtuar partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
”E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin. Edhe turpi ka emër,” ka shkruar ajo në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e Vlora Çitakut./gazetametro.net