9/19/2025 10:31:21 AM

Sveçla reagon: Policët hapën zjarr pasi dy personat qëllimisht rrezikuan jetën e tyre

Duhet të lexoni

Ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për incidentin e sotëm në Leposaviq ku policia hapi zjarr ndaj dy të dyshuarve banorë lokalë serbë. Sveçla shkroi se reagimi i policisë ishte në vetëmbrojtje dhe njoftoi se hetimi për incidentin ka nisur duke theksuar edhe përfshirjen e Inspektoratit të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në rrjetin social Twitter për incidentin e fundit ku tha se është i shqetësuar pas incidentit të sotëm në komunën e Leposaviqit.

“Jam thellë i shqetësuar nga incidenti i fundit në Leposaviq. Dy persona në veturën e tyre tentuan t’i shmangen një pike të kontrollit. Ata goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimisht duke i rrezikuar jetët e policëve. Oficerët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të që hapnin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën. Hetimi tashmë ka nisur dhe Inspektorati i Policisë së Kosovës është përfshirë aktivisht. Dua të jem i qartë: Çfarëdo forme e dhunës ndaj policisë tonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor” ka shkruar ministri.

 

 

 

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës të hënën në pikën e kontrollin të tyre në Bistricë dy persona me veturë kanë goditur veturën e patrullës së policisë duke i rrezikuar dhe policët që kanë hapur zjarr në drejtim të tyre në reagim.

Sipas mediave serbe njëri nga të dyshuarit është plagosur në gjoks nga njëra predhë e armës së zjarrit dhe tani është në trajtim në spitalin e Kraljevo në Serbi dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari nuk është plagosur në këtë incident.

Nuk ka shpjegim si ka ndodhur rasti as nga partia serbe në Kosovë, Lista Serbe, as nga e ashtuquajtura ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ pranë qeverisë së Serbisë, që nuk i cekin rrethanat e incidentit. Që të dyja pretendojnë se ishin njësitet speciale të Policisë së Kosovës që kishin hapur zjarr dhe kërkuan që të largohen këto njësi, dhe të hiqen pikat kontrolluese të këtyre njësiteve që i cilësuan si ilegale./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate