9/21/2025 5:39:55 AM

I vidhet Gjykatësit të Speciale laptopi me të dhëna ‘sensitive’, reagon Klinaku nga OVL-UÇK

Duhet të lexoni

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche” raportoi se një laptop me të dhëna sensitive u vodh në banesën e gjykatësit në Paris të Francës. Siç shkruan kjo gazetë, ky rast ka ngritur shqetësime te autoritetet franceze, ndërsa ka reaguar përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë, ‘edhe fshehtë nuk mbahen’, shkruan Gazeta Metro.


“Banorët e një ndërtese e thirrën Policinë pasi vërejtën që dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë”. Kështu e përshkruan rastin kjo gazetë, duke theksuar se “nuk ishte vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një laptopi”, raporton gazeta franceze.

Në të, thuhet se kishte të dhëna “shumë sensitive” lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-ës në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale si të akuzuar për krime lufte.

Për rastin raportohet se është njoftuar gjykatësi, ndërsa thuhet se ai nga largësia e ka fshirë përmbajtjen e laptopit të vjedhur.

E për këtë lajm ka reaguar ka reaguar përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Faton Klinaku, i cili ka thënë se nëse këtë të dhëna i bien në dorë, ‘edhe fshehtë nuk mbahen’.

“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë?Edhe fshehtë nuk mbahen!”, ka shkruar Klinaku./gazetametro.net

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate