9/21/2025 8:26:47 AM

Misteri drithërues i zhdukjeve të fëmijëve azilkërkues në Britani: Mund të ketë edhe shqiptarë

Duhet të lexoni

Nga Klevis Hoxhaj

Albanianpost

Dhjetra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat në një hotel të Brighton-it, i cili ishte lidhur me Ministrinë e Brendshme britanike (Home Office).

Kështu zbuloi një investigim i britanikes “Observer”.

I kontaktuar nga Albanian Post, gazetari i “The Guardian”, Mark Townsend konfirmoi se me shumë gjasë ka pasur edhe fëmijë shqiptarë të përfshirë në rrëmbim.

“Me siguri që ka edhe fëmijë shqiptarë të përfshirë”, shkroi ai.

Sakaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Albanian Post.

Një sinjalizues, i cili punon për kontraktorin e Ministrisë së Brendshme, dhe burime për mbrojtjen e fëmijëve përshkruan momentin që fëmijët rrëmbehen nga rruga jashtë hotelit dhe futen në makina.

“Fëmijët fjalë për fjalë po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk gjenden. Ata po merren nga rruga nga trafikantët”, tha burimi.

Townsend shkruan në artikullin e tij se “Home Office” është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit – fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në Britani pa prindër ose kujdestarë – do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin Sussex në 18 muajt e fundit, me 136 të raportuar të zhdukur.

Më shumë se gjysma e tyre – 79 – mbeten të pagjetur.

Zyrtarja britanike, Yvette Cooper, e përshkroi zbulimin si “me të vërtetë të tmerrshëm dhe skandaloz”.

Ajo i bëri thirrje qeverisë të zbulonte se sa fëmijë ishin zhdukur dhe çfarë po bëhej për t’i gjetur ata.

“Suella Braverman [sekretarja e Brendshme] ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të përsëritura që i janë dhënë në lidhje me masat mbrojtëse krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët në kujdesin e tyre. Është një shpërdorim total i detyrës për Home Office që të dështojë kaq keq në mbrojtjen e sigurisë së fëmijëve ose të godasë bandat e rrezikshme duke i vënë ata në rrezik të tmerrshëm. Ministrat duhet të vendosin urgjentisht masa të reja mbrojtjeje”.

Burimi për mbrojtjen e fëmijëve tha se disa nga fëmijët e humbur nga hoteli Brighton mund të jenë trafikuar deri në Manchester dhe Skoci.

Të dhënat e zbuluara në tetor treguan se 222 fëmijë të pashoqëruar azilkërkues mungonin në hotelet e drejtuara nga Home Office, vëren Townsend në artikullin e tij.

Ministrat pranuan se nuk kishin asnjë ide për vendndodhjen e tyre.

Ndërkohë, është zbuluar gjithashtu se nuk është lëshuar asnjë udhëzim i ri për policinë për gjurmimin e fëmijëve azilkërkues të zhdukur, me burime që thonë se ai mbetet në “zhvillim”.

Të dhënat e reja të publikuara sipas Aktit të Lirisë së Informacionit tregojnë se fëmijët e sapoardhur të pashoqëruar kalojnë mesatarisht 16 ditë e gjysmë në hotelet e Home Office përpara se të transferohen në kujdesin e këshillit në të gjithë vendin.

Gazetari britanik u është drejtuar më pas autoriteteve për të kërkuar një koment ose sqarim.

Këshilli i qytetit të Brighton and Hove, i cili tradicionalisht kujdeset për fëmijët azilkërkues kur ata mbërrijnë në Britani pa prindër ose kujdestarë, i referoi policisë pyetjet e Townsend për kriminelët që synojnë fëmijët.

Ndërsa, Policia e Sussex-it tha se pyetjet për kriminelët që synojnë fëmijët duhet t’i drejtohen Zyrës së Brendshme.

“Autoritetet lokale kanë një detyrë ligjore për të mbrojtur të gjithë fëmijët, pavarësisht se nga janë zhdukur. Në rastin shqetësues kur një fëmijë zhduket, ata punojnë ngushtë me agjencitë e tjera lokale, përfshirë policinë, për të përcaktuar urgjentisht vendndodhjen e tyre dhe për t’u siguruar që ata janë të sigurt. Ne kemi procedura të forta mbrojtëse për të siguruar që të gjithë fëmijët në kujdesin tonë të jenë sa më të sigurt dhe të mbështetur sa të jetë e mundur, pasi ne kërkojmë vendosje urgjente me një autoritet lokal”, u shpreh Home Office për Townsend.

Këshilli i qytetit të Brighton dhe Hove shtoi: “Ne kemi qenë të përfshirë në mënyrë aktive kur ndonjë fëmijë raportohet i zhdukur dhe kemi punuar me policinë dhe agjencitë e tjera për t’i gjetur ata”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate