9/21/2025 11:51:07 PM

KFOR-i dërgon automjete të rënda në Veri– Kur do të nis largimi i barrikadave?

Duhet të lexoni

Barrikadat në Veriun e Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në disa nga rrugët që qojnë në dy pikat kufitare, që ndajnë Kosovën me Serbinë Jarinje dhe Bërnjak.

Gjithçka që dihet deri në këto momente është se ka një thirrje të vazhdueshme nga SHBA dhe vende të tjera që barrikadat duhet të largohen me urgjencë, por që deri tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një nga paraqitjet e tij publike duke folur për situatën në Veri ka thënë se po presin nga KFOR-i që të reagoj duke aluduar kështu largimin e barrikadave nga kjo forcë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje.

Por, pritjes së KFOR-i me ‘gjasë’ i ka ardhur fundi.Burime të Gazeta Blic kanë thënë se tashmë tri mjete të rënda (për largimin e barrikadave ) gjenden në Veriun e Kosovës.

“Këto mjete të rënda gjenden në kampin e KFOR-it dhe vetëm po pritet sinjali kur ato mund të vihen në lëvizje për largimin e të gjitha barrikadave që janë në veriun e vendit”, ka thënë një burim i Gazeta Blic. Se këto mjete të rënda gjendjen në veri të Kosovës e kanë konfirmuar edhe burime të tjera.

Mediumi që nga dje është duke pritur një përgjigje nga komanda e KFOR-it në Kosovë nëse ata shpejt do të reagojnë për zhbllokimin e rrugëve, por që deri në këto momente kur teksti është publikuar nuk ka marrë përgjigje.

KFOR-i, por edhe NATO disa herë kanë thënë se do të ketë zbatim të mandatit të tyre që nënkupton se barrikadat mund të largohen nga rrugët që çojnë në drejtim të dy pikave kufitare.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se “Forcat e NATO”’ janë të gatshme, të afta dhe vigjilente”, të hënën gjatë një interviste në France 24 për situatën në Veriun e Kosovës.Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike thotë se NATO është duke e monitoruar situatën me kujdes.

Por kërkojnë nga të dy palët, Kosova dhe Serbia që t’i shmangin tensionet që nxisin përshkallëzim.“NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës, si dhe në Ballkanin Perëndimor.

Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë.

Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i i cili ka gati 4000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Serbët lokalë në Veriun e Kosovës kanë vendosur barrikada, përkundër kërkesave perëndimore për t’i larguar ato – një kërkesë e tillë nuk është zbatuar nga Lista Serbe e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate