9/19/2025 5:03:15 AM

Gjuha skandaloze e Kurtit për dhunën ndaj grave, reagon Memli Krasniqi: Qeveritarë pa etikë profesionale, keq, shumë keq!

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti për gjuhën e përdorur lidhur me rastin mbrëmshëm, ku shtatzëna Hamide Magashi u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar Kurtin edhe për qasjen shfajësuese ndaj vetes dhe tërë aparatit shtetëror e institucional për rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave,

“Prej skandalit në skandal! Pas një reagimi jodinjitoz e fyes mbrëmë, Kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje. Po thotë se kemi pak policë e shumë familje.  E para, 18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde (nuk e di se prej kujt po mbrohesh?). E dyta, me këtë lloj qeverisje dhe me këtë trend të ikjes së të rinjve gjatë mandatit tënd, shumë shpejtë do të kemi përgjysmë më pak familje e përgjysmë më pak policë. E treta, sot janë bërë 101 ditë pa Ministër të Shëndetësisë. Një zonjë, që priste të bëhej nënë për herë të parë, nuk arriti ta mbajë asnjë sekondë në duar foshnjën e saj sepse u vra mizorisht, bashkë me foshnjën, në një institucion publik, i thirrur për të shpëtuar jetë”, shkruan Krasniqi.

Lideri i PDK-së ka akuzuar Kurtin dhe ministrat e tij për mungesë integriteti dhe etike profesionale.

“E katërta, ku është reagimi shtetëror? Ku është dorasi? Kush do të merret me të, edhe nëse arrini që ta kapni? Sistemin gjyqësor e ke në grevë, për shkak të inateve dhe tekeve tua krejt personale. E pesta, hapi i parë për të rregulluar diçka është ta pranoni fajin. Ju vazhdoni të shfajësoheni, duke bërë të gjithë fajtorë, opozitën, shoqërinë, mësuesit, policinë, gjykatësit, mjekët, por asnjëherë, ama asnjëherë, veten dhe ministrat e tu. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme – unë nuk pres dorëheqje as llogaridhënie nga askush në Qeverinë tënde. Për të dhënë dorëheqje, duhet të kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj. Keq, shumë keq!”, është shprehur Krasniqi.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate