9/18/2025 2:52:25 AM

Presidentët e Kinës dhe KE takohen në Pekin: Kina dhe Evropa, dy forca kryesore që ruajnë paqen botërore

Duhet të lexoni

Xi Jinping-u zhvilloi bisedime me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel

PEKIN – Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të enjten paradite në Pekin bisedime me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe Europa janë dy forca kryesore që ruajnë paqen botërore, dy tregje të rëndësishme që nxitin zhvillimin e përbashkët dhe dy qytetërime të mëdha që promovojnë përparimin njerëzor.

Marrëdhëniet kino-europiane kanë ruajtur vrullin e rritjes dhe i përmbahen parimit të përfitimeve të ndërsjella, gjë që është në interes të përbashkët të Kinës, Europës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Xi Jinping-u bëri të ditura edhe arritjet e rëndësishme të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës dhe pesë karakteristikat e modernizimit të stilit kinez.

Ai tha se aktualisht ndryshimet e botës, kohës dhe historisë janë duke u përshpejtuar e të gjitha vendet po mendojnë për të ardhmen.

Kongresi i 20-të i PKK-së ka dhënë planin e Kinës, sipas të cilit, brenda vendit do të vijojë të ndiqet rruga e socializmit me karakteristika kineze dhe filozofia e zhvillimit me njeriun në qendër, duke këmbëngulur në thellimin e reformave dhe të hapjes.

Ndërsa me vendet e tjera, Kina do të ndjekë me vendosmëri një politikë të jashtme të pavarur paqësore, do t’i përmbahet qëllimit diplomatik të ruajtjes së paqes botërore e të promovimit të zhvillimit të përbashkët, dhe do të jetë e përkushtuar për të nxitur ndërtimin e bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.

Xi tha më tej se zhvillimi i Kinës është rritje e forcës së paqes në botë dhe se Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoni ose ekspansion. Modernizimi i stilit kinez dhe integrimi evropian janë zgjedhje të bëra nga Kina dhe Evropa duke u nisur nga perspektiva e së ardhmes.

Të dyja palët duhet të kuptojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, theksoi ai, duke shtuar se Pekini pret që BE-ja të bëhet një partnere e rëndësishme e Kinës në ndjekjen e rrugës së modernizimit të stilit kinez dhe në ndarjen e mundësive të tregut super të madh, hapjes institucionale dhe thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kinës.

Xi Jinping-u parashtroi katër pikëpamje për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-BE.

Së pari, të dy palët duhet të synojnë njohjen e drejtë. Kina mbështet autonominë strategjike të BE-së dhe përkrah unitetin dhe përparimin e Evropës.

Së dyti, Kina dhe BE-ja duhet të menaxhojnë siç duhet dallimet. Kina është e gatshme të ruajë dialogun me palën europiane për të drejtat e njeriut mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.

Së treti, Kina dhe BE-ja duhet të zhvillojnë bashkëpunim të nivelit më të lartë. Kina do të realizojë hapjen e nivelit të lartë dhe do të përshpejtojë krijimin e një modeli të ri zhvillimi. Pala evropiane është e mirëpritur të vazhdojë të marrë pjesë në këtë proces.

Së fundmi, Kina dhe BE-ja duhet të forcojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Si Kina, ashtu edhe BE-ja përkrahin sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb. Ato mund të praktikojnë së bashku multilateralizmin e vërtetë, të punojnë së bashku për të përballuar sfidat dhe të ruajnë së bashku paqen dhe zhvillimin botëror.

Në emër të Bashkimit Europian, Charles Michel shprehu ngushëllime të thella për vdekjen për shkak të sëmundjes të ish-presidentit Jiang Zemin.

Ai tha se BE-ja i përmbahet politikës së “një Kine”, respekton sovranitetin e integritetin territorial të Kinës dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës. BE-ja është e gatshme të bëhet një partnere bashkëpunimi e besueshme e Kinës.

Të dy palët shkëmbyen mendime edhe mbi krizën e Ukrainës. Xi Jinping-u shpjegoi qëndrimin parimor të Kinës, duke theksuar se zgjidhja e krizës ukrainase me mjete politike është në përputhje me interesat e Europës dhe interesat e përbashkët të të gjitha vendeve të kontinentit euroaziatik

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate