9/18/2025 10:19:51 PM

Vërshimet shkaktojnë probleme: Këto komuna mbesin pa ujë të pijshëm

Duhet të lexoni

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, me një njoftim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se uji në kanalin e Ibër Lepenc është i turbullt, dhe si rezultat i kësaj komunat si Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi, dhe lagja “Kalabria” e kryeqytetit, shkruan Gazeta Metro.


Ky institucion kanë thënë se kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të fundit.

Nga kanali i Ibër Lepencit furnizohet me ujë fabrika e ujit në fshatin Shkabaj, ku nga aty uji i përpunuar kalon te konsumatorët.

Dhe si rezultat i kësaj disa Komuna kanë mbetur pa furnizim të ujit, përfshi këtu edhe lagjen “Kalabria” në kryeqytet.

Postimi i plotë: 

KRU,, Prishtina ,, sh.a. njofton për turbullirën e ujit në kanalin e Ibër Lepencit!
Prishtinë, 21 nëntor – Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( ITU Shkabaj ). Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës , nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto zona, në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim. Ne kemi dhënë një orar për Komunën e Fushë Kosovës dhe iu kemi përmbajtur në përpikëri, edhe pse një numër i konsumatorëve janë ankuar se ujë nuk kanë ende. Arsyeja është që , pjesa dërmuese e konsumatorëve të Fushë Kosovës kanë rezervuar të mëdhenj në ndërtesa kolektive dhe derisa t’i mbushin ata me ujë, sasia e ujit që e ofrojmë harxhohet dhe se pikat e larta mbesin pa furnizim me ujë.
Jemi mobilizuar të gjithë teknikisht edhe me akterët e tjerë si NH “Ibër Lepenci” për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.
Deri në orët e pasdites gjendja është e tillë dhe nëse nuk ka reshje besojmë që pastaj stabilizohet./gazetametro.net

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate