7/16/2025 2:54:16 AM

Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

Duhet të lexoni

Fëmijët e mësojnë gjuhën nga njerëzit që ndodhen përreth tyre. Nëse ata janë të ekspozuar ndaj shumë gjuhëve, mund të rriten si njerëz që flasin 2 ose më shumë gjuhë. Dhe këto lloj mjedisesh nuk janë të pazakonta. Gjuhëtarëve bien dakord, se sot shumica e fëmijëve në botë rriten duke dëgjuar shumë gjuhë.

Por sikur një fëmijë të rritet në një mjedis, ku është i ekspozuar ndaj dhjetëra apo qindra gjuhëve? Ne mund të imagjinojmë një personazh si Oliver Tuisti, i rritur në një lloj stacionihekurudhor global, që ndërvepron me shumë punonjësish të stacionit dhe vizitorë nga e gjithë bota.

A mund të bëhet shumëgjuhësh një fëmijë i tillë? Ndoshta jo, thotë Suzi J.Stajls, psikologe zhvillimi në Universitetin Teknologjik Nanjang në Singapor, e cila studion përvetësimin e gjuhës nga fëmijët. Një nga pengesat është koha:Ndaj sa më shumë gjuhëve të jeni të ekspozuar, aq më pak ekspozim keni ndaj secilës prej tyre.

Nëse jeni duke mësuar 365 gjuhë brenda një viti, atëherë nuk mund të keni më shumë se një ditë të plotë ekspozim ndaj secilës prej tyre. Po ashtu, skenari ynë hipotetik lë jashtë diçka thelbësor:atë që dëshiron vetë fëmija. Fëmijët nuk janë thjesht sfungjerë që thithin gjithçka rreth tyre.

Ata i kushtojnë vëmendje botës dhe zhvillojnë ndjenja dhe opinione për të, dhe kjo luan një rol të madh në mënyrën se si mësojnë. “Fëmijët motivohen duke i parë të tjerët të përdorin gjuhën e tyre së bashku. Dhe ata janë përgjithësisht të motivuar të përdorin ato gjuhë, që ata shohin se kanë ndikimin më të madh social”- shprehet Stajls.

Nëse një udhëtar i rastësishëm endet nëpër stacion duke folur një gjuhë të panjohur dhe askush nuk i kushton vëmendje, ndoshta edhe fëmija nuk do ta bëjë këtë. Por nëse një personi lezetshëm shfaqet duke folur islandisht ose minoanishten e lashtë, dhe të gjithë do të kthejnë kokën për ta parë, edhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse njerëzit do të duken të emocionuar dhe të interesuar të flasin me të sapoardhurin, fëmija mund të ketë përshtypjen se gjuha është e lezetshme dhe e dëshirueshme për t’u mësuar. Fëmijët i kushtojnë më shumë vëmendje fjalëve të njerëzve, për të cilët kanë interes dhe që duan t’i imitojnë.

Me fjalë të tjera, për të mësuar shumë gjuhë, fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për ekspozim, por edhe për motivim. “Një vend veçanërisht i njohur për dendësinë e tij gjuhësore janë malësitë e Papua Guinesë së Re, ku aftësia për të komunikuar në disa gjuhë fqinje, është

një avantazh i madh social. Në situata të tilla, fëmijët mund të mësojnë të komunikojnë rrjedhshëm në një shumëllojshmëri të madhe gjuhësh”-thotë ekspertja.

Prandaj, në rast se doni të inkurajoni një fëmijë të mësojë shumë gjuhë, duhet ta ekspozoni ndaj sa më shumë prej tyre, dhe t’i bëni ato gjuhë që të duken të dëshirueshme, madje edhe

të lezetshme në sytë e tij. Si arrihet kjo? Unë mund të mos jem personi më i duhur që duhet pyetur. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira “Si të bëjmë diçka në shkollë që fëmijëve t’u duket e lezetshme”, është një aftësi që nuk e kam fituar kurrë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate