9/16/2025 9:40:16 AM

Iniciativat serbe në veri kërkojnë që Serbia t’i ndajë 2 milionë euro për gjobat e targave

Duhet të lexoni

Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe ajo e Zubin Potokut kanë sugjeruar që Qeveria e Serbisë t’i paguajë gjobat për targat për qytetarët serbë.

Ata kërkuan që të anulohet vendimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për gjobitje të atyre që nuk i ndërrojnë targat në RKS.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për rrezikun që pronarët e rreth 9000 automjeteve me targa të përmendura fillimisht të gjobiten, e më pas t’u konfiskohen automjetet. Në asnjë rrethanë nuk e mbështesim vendimin e rafinuar estetikisht të Qeverisë së Kosovës, sepse ai nuk jep zgjidhje thelbësore dhe paraqet një shtrëngim gradual të lakut në qafën e qytetarëve serbë. Kërkojmë që masa e përmendur të anulohet menjëherë dhe qytetarët të lejohen të lëvizin lirshëm pavarësisht targave që kanë! Në rast të shqiptimit të gjobave masive ndaj pronarëve të targave serbe, sugjerojmë që Qeveria e Republikës së Serbisë t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që rezultojnë, sepse ishte qeveria ajo që u pajtua që të ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës në vitin 2016, që i jep më shumë argument Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, Qeveria e Serbisë mund t’i ndajë 2 milionë euro për pagesën e gjobave.

“Nga 750 milionë euro – që i merr çdo vit Qeveria e Serbisë në Kosovë – deri në dy milionë mund të ndahen për pagesën e të gjitha gjobave.

Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe ajo e Zubin Potokut patën kritika edhe ndaj Listës
Serbe, duke thënë se ajo insiston në destabilizim të situatës, në vend të zgjidhjes.

“Lista Serbe insiston në jostabilitet, në vend të zgjidhjeve, duke i dhënë ende legjitimitet partnerëve të koalicionit në qeverinë e Albin Kurtit. Do të ishte më mirë që ata të luftonin kur të largoheshin nga institucionet e Kosovës – siç kanë premtuar shumë herë! Nëse do të ngrihen sërish barrikada, i bëjmë thirrje liderëve të Listës Serbe që të mos fshihen pas popullit, siç kanë bërë deri më tani”Për të gjetur një rrugëdalje nga kriza, Iniciativa Qytetare Mbijetesa Serbe dhe Iniciativa Qytetare Zubin Potok kërkojnë që marrëveshjet për lirinë e lëvizjes rishikohet urgjentisht dhe të fillojnë bisedimet e reja për çështjen e targave.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate