5/8/2024 12:09:18 AM

Të palumturit plaken më shpejt se duhanpirësit

Duhet të lexoni

Krijimi i një lloj “ore” e cila mund të masë  moshën tuaj të vërtetë  biologjike është sfida e re e shkencëtarëve  në të gjithë botën.  Ata po përpiqen ta arrijnë këtë me anë të inteligjencës artificiale.

Në një studim të realizuar së fundmi është zbuluar se faktorët psikologjik, si problemet e shëndetit mendorë ndonjëherë mund të ndikojnë më shumë në plakje se shëndeti fizik, apo zakonet e dëmshme si pirja e duhanit

Mosha kronologjike matet dukje ditur se sa  vite keni “në lëkurë”,  por vetëm se dy persona mund të kenë jetuar të njëjtin numër vitesh nuk do të thotë se jenë njësoj të shëndetshëm.

Duke parë disa aspekte të shëndetit fizik të një personi, si mikrobioma e zorrëve ose matja e inflamacionit në gjak, studiuesit shpresojnë që një ditë të parashikojnë se sa 'i ri' ose 'i vjetër' është dikush në vitet biologjike.

Nëse parashikimi është i saktë, ai mund t'i ndihmojë ekspertët të kuptojnë se pse disa individë plaken më shpejt se të tjerët dhe se cilët faktorë të stilit të jetesës kontribuojnë në procesin e plakjes.

Por një komponent kyç i shëndetit të njeriut që nuk është studiuar më parë është se si ndryshon gjendja jonë mendore dhe emocionale për të na ndryshuar “orën”.

Sipas “Science Alert” në vitin 2021, një studim që zgjati me dekada mes 2.3 milionë Zelandezëve të Re zbuloi një lidhje të fortë midis çrregullimeve mendore dhe fillimit të sëmundjeve fizike dhe vdekjes.

Një tjetër studim i realizuar në po të njëjtin vit ka zbuluar se problemet e shëndetit mendor ndikojnë më tepër në plakjen e përshpejtuar në moshën e mesme, e për më tepër ky efekt i plakjes ka ndodhur shumë vite para se sëmundje të lidhura me moshën shfaqen zakonisht.

Duke pasur parasysh këto gjetje studiuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kong projektuan një algoritëm kompjuterik për të krijuar një “orë të re të plakjes” e cila përfshin disa faktorë të shëndetit psikologjik dhe të matjes gjenetike të gjakut.

Ata përdorën algoritmin mbi të dhënat nga gati 5,000 të rritur të shëndetshëm në grupin e të dhënave të Studimit Gjatësor të Shëndetit dhe të Pensionit në Kinë, i cili përfshinte vetëm pjesëmarrës 45 vjeç e lart, dhe më pas e testuan atë në të dhënat nga 7,000 njerëz të tjerë.

Në fund, studiuesit gjetën faktorë psikologjikë, të tillë si ndjenja e pakënaqur ose e vetmuar, e shtuar deri në 1.65 vjet në moshën biologjike të një personi. Efekti tejkaloi karakteristikat e tjera demografike individuale, duke përfshirë seksin biologjik, zonën e jetesës, statusin martesor dhe statusin e duhanpirjes.

Komponenti psikologjik nuk duhet të injorohet në studimet e plakjes për shkak të ndikimit të tij të rëndësishëm në moshën biologjike”, shkruajnë autorët.

Kur “ora e plakjes”  u testua, sidomos te individë të sëmurë, duke përfshirë ata që jetonin me kancer, sëmundje të zemrës, sëmundje të mëlçisë, sëmundje të mushkërive ose goditje në tru, parashikoi me saktësi se ata ishin më të vjetër se homologët e tyre në grupin kryesor dhe të shëndetshëm.

Por efekti i këtyre kushteve në moshën e parashikuar nuk i kalonte 1.5 vjet. Kjo është pak më pak se ndikimi i përgjithshëm i problemeve psikologjike të cilat përshpejtuan plakjen me 1.65 vjet, sipas algoritmit. Ndërkohë  që pirja e duhanit sipas studimet e rriste plakjen me rreth 1.25 vite.

Gjithsesi studiuesit thonë se pirja e duhanit mbetet një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shumë kancere dhe sëmundje të zemrës.

Por sipas studimit të “orës së plakjes” kanë rezultuar këto të dhëna: Një person i pamartuar mund të plaket me 0.59 vite më shpejtë, nëse rrallë ndihet i lumtur, i shton 0.35 vjet, ndihet  i pashpresë  shton 0.28 vjet dhe nëse ka edhe probleme me gjumin shton 0.44, e nëse këto mblidhen së bashku  kanë më tepër ndikim në shëndet se sa pirja e duhanit më vetvete.

“Kujdesi ndaj shëndetit mendor mund të konsiderohet një ndërhyrje efektive kundër plakjes plakjes duke  pasur pak a shumë të njëjtin efekt si terapitë për shëndetin fizik”,  thonë autorët e këtij studimi./tvklan.al

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

“Romeo, influencëri më i mirë”, Anaidi zbulon shifrat e frikshme që merr aktori për një postim në Instagram

Anaid Kaloti i ftuar tek E Diell ka treguar se influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin është Romeo Veshaj ...

Një “banor” i ri i bashkohet “Ferma VIP”, si reaguan lojtarët

Në fermën më të njohur në vend është bashkuar një pjesëtar i ri.Një iriq i është bër& ...

“Bashkë”/ Bardhi dërgon dron brenda ‘BBV’, ja cilët janë dy banorët që këngëtari surprizoi

Bardhi, ka surprizuar dy miqtë e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Ai ka nisur një dron, me nj&eu ...

Jetë / Stil

Nuk bëni një gjum të qetë natën? Ky është pozicioni i duhur i gjumit për një tretje të mirë

Darka është një vakt që duhet ngrënë minimalisht 3 orë përpara gjumit. Edhe nëse nuk i frenoheni dës ...

Pesë fruta që ndihmojnë rritjen e flokëve

Pasi që vitamina C ndikon për të mirë në imunitetin e njeriut, ajo ndikon edhe rritjen flokëve. Ka disa fruta që p& ...

Gënjeshtra e famshme e 1 Prillit që mbeti në histori

Më 1 prill 1957, ndodhi padyshim një nga mashtrimet më të mira të bëra ndonjëherë. Ai u frymëzua nga Rich ...

Sport

Arsenali triumfon në derbin londinez, vazhdon luftën për titull

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Tottenhami, duke triumfuar 3-2 në kuadër të j ...

Fitojnë Ballkani e Llapi, Drita ndalet nga Dukagjini

Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot.Ballkani regji ...

Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate