9/18/2025 9:26:29 AM

Hyri në mblesëri për t’i bërë Tinën nuse Martin Çeços në këmbim të 2.5 milionë lekëve? Flet motra e 18-vjeçares: Ja kur e kam takuar viktimën

Duhet të lexoni

Pika e lidhjes mes Martin Çeços dhe Martina Pajollarit, si edhe rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende mister. Teksa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre 18-vjeçarja me të cilin i riu kishte njohje në rrjetet sociale, persona të tjerë implikohen në ngjarje.

Bëhet fjalë për motrën e Martina Pajollarit, Borën dhe ish-bashkëshortin e saj, Xhoni Potkën (çifti u ndanë pasi Bora e braktisi Xhonin dhe dy fëmijët e tyre të mitur për të nisur një lidhje dashurie me shokun e tij të ngushtë Mikel Cycllarin pas kohë pas vrasjes së Martin Çeços).

Sipas babait të viktimës, Nevzat Çeços, djali i tij është takuar në një lokal me Xhoni Potkën dhe Borën për të diskutuar mbi mblesërinë. Ai deklaroi se Xhoni Potka i ka marrë djalit të tij, Martin Çeços një shumë prej 2.5 milionë lekësh që ti bënte Martina Pajollarin për nuse.

Gjatë një bisede telefonike të shkurtër për emisionin “Uniko”, Bora Potka (Pajollari) është shprehur se e ka takuar viktimën në Goskovë “për një nuse”, por pa dhënë detaje shtesë.

Ndërsa pranoi se përdorte Facebook e ish-partnerit të saj, Xhoni Potkës, dhe se ishte pikërisht ajo që kishte fshirë nga rrjeti social Martin Çeçon, pasi sipas saj i dërgonte ftesë të gjitha vajzave.

Intervista e plotë:

 

Mikel Cycllari: Ajo (Bora) ia ka hapur një Facebook

Libora Potka (Pajollari): Ia kam hapur se ajo (Tina) nuk dinte ta hapte, jo se kam hyrë, thjesht ia ka hapur

Mikel Cycllari: Vite më parë

Kush hyn tjetër në profilin e saj?

Libora Potka (Pajollari): Këtë nuk e di unë

Martin Çeçon e njihje ti Bora?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e njihja, por njëherë më ka ardhur mua në Goskovë

Për çfarë?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e di, për një nuse, me një nga Voskopi

Me Arterin?

Libora Potka (Pajollari): Me Arterin po, edhe kaq

Dy ditë pasi ai shton Tinën në Facebook, rezulton se Xhoni Potka e heq Martin Çeçon nga friend në Facebook

Libora Potka (Pajollari): E kam hequr unë atë nga Facebook, jo Xhoni

Po përse?

Libora Potka (Pajollari): Sepse ai filloi, po bënte… bëri Tinën, bëri të motrën e atij (Xhonit). Po i bënte me radhë e shikonte dhe po i bënte. I thashë unë hiqe se ky po bën njerëz. Shikonte çupa dhe po i bënte friends.

Motrën e kujt?

Libora Potka (Pajollari): Motrën e Xhonit. Dhe unë e hoqa dhe i thashë çfarë e donte atë, po ai me tha erdhi me Arterin për nuse

Tina thotë se unë kam hapur shumë profile Facebook se pasëordin e gjenin Xhoni Potka dhe Bora, e më hynin aty

Libora Potka (Pajollari): Nuk ka lidhje fare. Çfarë lidhje kisha unë të zbuloja FB-në e asaj. Asnjëherë nuk bëhet fjalë. Një gjë që nuk është e vërtetë, ku të dojë le të shkojë.

Madje Bora ka thënë se Xhoni Potka më futej tek profilet e mia në FB, mi hapte, mi kontrollonte

Libora Potka (Pajollari): Jo, fare. Ai nuk shikonte Facebook-n e tij, nuk dinte të hynte jo më të futej në Facebook-un e Tinës

Po kush ka hyrë në FB-në e saj?

Libora Potka (Pajollari): Atë nuk e di unë

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate