9/18/2025 11:47:34 PM

Isa Mustafa tregon arsyen që fshihet pas publikimit të videove të fundit nga Vetëvendosja

Duhet të lexoni

Videot e prezantuara nga Lëvizja Vetëvendosje ku i paraqesin “shkatërruesit e shtetit”, po konsiderohen si sjellje të ulëta nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se këto video po bëhen për ta larguar vëmendjen nga keqqeverisja, teksa përmend punët që janë kryer gjatë mandatit të tij. Ai thotë se për këto 20 vite janë bërë shumë punë, duke filluar nga çlirimi i Kosovës, Pavarësia e deri te konsolidimi i shtetit me partnerët ndërkombëtar.

“Po mua më kanë habitur ato sepse nuk është e zakonshme që partia në pushtet të merret tash me video të tilla. Nëse partia në pushtet do të punonte mirë, atëherë do të ishte pasqyra më e mirë se dallon për së mirë nga qeveritë e kaluara, dhe unë mendoj se nuk i shërben fare Vetëvendosjes dhe as Listës Guxo që janë së bashku e as kryeministrit, sepse janë sjellje shumë të ulëta”, thotë Mustafa.

“Së pari aty ka shumë pasaktësi të madhe se gjithë ato që thuhen, shumica janë të pavërteta sepse nuk është e vërtetë që në të kaluarën është dëmtuar Kosova. Këtë pavarësi që e kemi ndërtuar, e kemi ndërtuar në këto 20 vitet e fundit. Nëse themi se për 20 vitet e fundit është dëmtuar Kosova, atëherë dalim te Serbia që Kosova paska qenë mirë me Serbinë e nuk është mirë me Pavarësinë e saj”, thotë tutje Mustafa për EO.

I pari i LDK-së, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai nuk ka pasur asnjë rast të krimit e korrupsionit, dhe përparim të marrëdhënieve me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Ai ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes për Stabilizim Asocim që është bërë gjatë qeverisjes së tij, teksa apelon që mos të merren më me njerëz që nuk janë më pjesë e politikës.

“Sigurisht që ka pasur dobësi, mirëpo ka pasur rritje ekonomike, ka pasur konsolidim të institucioneve, ka pasur përparim të marrëdhënieve me jashtë. Kemi arrit Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, ka pasur Qeveri që nuk ka pasur asnjë rast të krimit e korrupsionit e për të cilën flet tash Qeveria Kurti, sepse edhe Qeveria ime nuk ka pasur asnjë rast të tillë. Në atë kohë ne kemi bërë hapa të mëdhenj të marrëdhënieve me jashtë dhe janë akuza shumë të ulëta dhe të dëmshme, sepse kështu vetëm sa po acarohet relacionet ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe po akuzohemi edhe ne disa që tani nuk jemi pjesë e pozitës e as opozitës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa është shprehur i habitur edhe me përfshirjen e ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po përballet me Gjykatën Speciale.

“Çka ka nevojë tani të merren me zotri Thaçin, ai i ka çështjet e veta në Gjykatën e Hagës, prandaj është joparimore totalisht që të njerëzit që janë në pushtet të sillen në formë të tillë. Janë të pavërteta edhe gjërat që janë thënë për këto zhvatjet, për terminalet doganore, që nuk ka asnjë të vërtetë, mirëpo ne tani duhet të mbesim vetëm nëpër gjyqe individualisht me Qeverinë dhe me Vetëvendosjen për akuzat e rrejshme të cilat të dëmtojnë publikisht e që askush nuk merr përgjegjësi”, u shpreh Mustafa.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate