9/18/2025 6:57:14 PM

Therja me thikë mes familjarëve në Pejë, Policia jep detaje

Duhet të lexoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Kosuriq në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë disa familjarë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë për Front Online, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datë 12.10.2022 rreth orës 18:10, Policia është informuar se në fshatin Kosuriq- Pejë, ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, aty i dyshuari fillimisht është ndaluar nga familjaret e tij dhe i njëjti është arrestuar nga Policia, i dyshuari ka pasur disa lëndime, gjithashtu janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë lidhur me rastin, njëri nga ta ka pasur lëndime nga mjeti i mprehtë ( thikë), ne vendngjarje ishte edhe viktima e rastit e cila kishte lëndime në dorë, dhe dëshmitarja e këtij rasti”, ka thënë Rugova për Front Online.

Sipas tij, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, personat e përfshirë në këtë rast janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48-orë, ndërsa të dyshuarit të tjerë lirohen në procedurë të rregullt. Rasti cilësohet Vrasje në tentativë, Dhunë në familje dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ka thënë Rugova./Front Online

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate