Rreth 2 mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale në Kosovë.
Mbi 1300 prej tyre që kanë dëshmuar para Komisionit Qeveritar historinë e dhimbshme të viteve 98-99’ kanë filluar të marrin dëmshpërblimin. Në anën tjetër janë 244 gra e burra të cilët janë refuzuar nga komisioni, numër ky i cili konsiderohet i lartë.
Shumë prej të mbijetuarave e kanë të vështirë të dëshmojnë atë se çfarë u ka ndodhur, në rastet kur kërkohen dëshmitarë ose dokumentacione shëndetësore. Këto të fundit, i kishin asgjësuar nga frika se do të zbulohen nga familja. Kjo po paraqet sfidë të dyfishtë për të mbijetuarit e dhunimit seksual.