Sot në shtetin gjerman të Saksonisë së Ulët, shtëpia e fabrikës së makinave Volkswagen, mbahen zgjedhjet rajonale.
Reuters raporton se këto zgjedhje mund të të tregojnë se sa mbështetje gëzon politika e kancelarit Olaf Scholz.
Çështjet kombëtare dhe inflacioni ishin tema qendrore dhe dominuan fushatat zgjedhore në provincën e fuqishme ekonomikisht me tetë milionë banorë.
Hulumtimet e kryera tregojnë se Partia Social Demokrate (SPD), së cilës i përket Olaf Scholz, gëzon mbështetje nga 31 në 33 për qind, gjë që sugjeron se vlerësimet e tyre janë në rënie, pasi fituan 37 për qind të votave në zgjedhjet e 2017.
Partia e Gjelbër, ministrat e së cilës janë politikanët më të njohur në kabinetin e Scholz, janë në rrugën e tyre për të arritur një rezultat dyfish më të mirë se në zgjedhjet e mëparshme dhe për të fituar 19 për qind të votave.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë mund të arrijë gjithashtu sukses historik nëse fiton 10 për qind të votave, siç sugjeron studimi.
Exit poll-et do të publikohen në orën 18:00 pas mbylljes së votimit, ndërsa rezultatet e para zyrtare do të shfaqen në orën 18:30.