Rinia e sotme fshihet pas rrjete sociale dhe ofendon e bullizon rëndë këdo që nuk i pëlqen për arsye nga më të ndryshmet. Kjo temë u diskutua në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u ngrit pyetja: “Çfarë po ndodh me të rinjtë?”.
Shqipe Hysenaj pranoi se në rrjetet e saj sociale ka ofenduar, por shton se ‘ua ka kthyer njerëzve me të njëjtën monedhë”.
“E kam të ashpër gjuhën me disa persona të njohur. Zhaklina e ka merituar, ia kam kthyer me të njëjtën monedhë. Në momentin që Zhaklina flet pa e kuptuar konceptin ku unë doja të dilja. Gazetare që bën rolin e seksologes, është mendimi im.
Në momentin që ti bën të fortin në rrjetet sociale, të vjen tjetri në shtëpi dhe të ‘tërheq veshin’. Zhaklina mos të priste që unë të mos i thosha gjë. Brezi i ri ka nevojë të evoluojë, por jo përmes rrjeteve sociale dhe Zhaklinës”, tha Hysenaj.