Huggy Wuggy, është një ndër lodrat më të shitura në të gjithë botën për këtë vit, edhe pse një numër i madh i prindërve nuk kanë informacione për domethënien që fshihet pas pamjes së kësaj lodre kukull.
Për këtë lodër, një nënë kosovare ka shkruar në grupin “Shtatzënia dhe bebat”, ku ka shprehur shqetësimin e saj rreth trendit të blerjes së Huggy Wubbyt.
Ajo shkroi se djali i saj e kishte kërkuar këtë lodër, dhe e njëjta ishte trembur pas shfletimit të artikujve për lodrën.
“Sa herë që djali im më kërkon diçka që nuk e di, unë e hulumtoj dhe nëse diçka nuk lejohet për moshën e tij dhe brenda asaj që ne besojmë se është e saktë, unë shpjegoj, ai kupton dhe ne e ndjekim. Kështu që e bëra, e hulumtova dhe më besoni se u TREMBA!!”, ka shkruar ajo.
Krasniqi shkroi se në thelb personazhi vjen nga një lojë “horrori”, nga ku arushi “Huggy Wuggy” përqafon lojtarët deri në vdekje.
Kjo lodër, këndon edhe këngën me fjalët ku përmenden kafshimet dhe gjaku, gjë që e ka shqetësuar atë.