Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, deklaroi ditën e sotme se nëse SHBA vendos të furnizojë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, do të shkelte “vijat e kuqe”. The Guardian shkruan se sipas Zakharova-s kështu SHBA-të do të bëheshin “një palë në konflikt” me Ukrainën.
Ukraina po përdor tashmë sisteme raketash me lëvizshmëri të lartë të prodhuara nga SHBA dhe jo raketa me rreze më të gjatë veprimi të prodhuara nga SHBA.
Maria Zakharova shtoi se Rusia ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj.