I gjithë rrjeti shpërtheu pas raportit Donald dhe Beatrix.
Fillimi i lidhjes së re të Donaldit me Beatrix Ramosajn është drama më e komentuar në rrjetet sociale.
Lajme, thashetheme, ngjarje, mbështetje, akuza, çfarë nuk ka patur javën e fundit në mediat rozë. E deri natën e mbrëmshme nuk ka pasur asnjë reagim nga Bora e cila pati vendosur të qëndronte e heshtur.
Megjithatë, ajo mbrëmë ka kërkuar nga publiku që të ndalojnë të gjykojnë dhe kryqëzojnë, pasi sipas saj Donaldi është njeri si gjithë të tjerët edhe ai mund të gabojë.