Nga Bhawna Gautam
Jini pranë njerëzve që ju vlerësojnë, edhe nëse kjo do të thotë se keni vetëm disa.
Vlera e vërtetë e çdo marrëdhënieje qëndron në vlerën që i japim njëri-tjetrit. Kjo sepse kur vlerësojmë diçka, gjithmonë kujdesemi për të.
Në fillim të jetës ne ndjejmë se lumturia vjen nga njerëzit. Përpiqemi të kemi gjithnjë e më shumë njerëz në jetën tonë. Por, ndërsa përjetojmë faza të ndryshme të jetës, kuptojmë se në kohën e nevojës, kur kishim nevojë për një shpatull ku të mbështeteshim, dikë që të mbante qëndrim me ne ose të na besonte, kishim vetëm disa.
Zgjidhni me kujdes se kush ju shoqëron në jetën tuaj. Kur keni dike që ju kupton, vlerëson dhe ndjen për ju, s’ju vyen gjë tjetër.