1/12/2026 1:15:41 AM

Nga byreku te fasulet/ Ja cilat janë 4 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit

Duhet të lexoni

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një kulinari të pasur e cila vlerësohet nga turistët anë e mbanë globit.

Vizitorët e huaj thonë se janë të impresionuar jo vetëm nga njerëzit shumë miqësorë të Ballkanit, natyra, kultura, tradita, por veçanërisht ushqimet e shijshme. Ushqimet e vendeve të Ballkanit përshkruhen si shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm por edhe një trashëgimi i rëndësishme e kulinarisë botërore.

Në një pjesë të konsiderueshme e këtyre ushqimeve vihet re ndikimi i Greqisë dhe Turqisë, por ajo që e bën Ballkanin një rajon interest është aftësia për të përmirësuar në shije dhe vlerë çdo recetë gatimi.

Ushqimet e mëposhtme, kudo që serviren, janë si magnet për mbledhjet e hareshme familjare në një tryezë, sepse në këtë rajon, njerëzit nuk ushqehen vetëm se duhet të hanë, përkundrazi!

Specat, domatet, lakrat, kungujt e mbushur

Amvisat ballkanase kanë një mjeshtëri të pikasur kur vjen puna tek mbushjet e perimeve.


Perimet e mbushura ( speca, domate, lakra, kunguj) janë ndër gatimet më popullore në Ballkan, sepse janë të larmishme dhe përshtaten me çdo shije. Më të preferuarit janë specat e mbushur në tavë, një recetë që e gjen në çdo vend të Ballkanit.

Fasulet i gjen në shumë receta gatimi ballkanase. Mënyrat e gatimi janë të larmishme por në shumë vende i gjen ato të pjekura në furrë. Në tavë apo në tenxhere, fasulet janë ushqimi që gatuhet minimalisht një herë në javë e që konsumohet gjerësisht në vendet e Ballkanit.

Qoftet janë ndër ushqimet që bashkojnë në tryezë familjet e Ballkanit Perëndimor. Varianti më i preferuar i qofteve në Ballkan janë ato të skarës, që janë në madhësi relativisht të vogla dhe që shoqërohen shumë mirë me bukën e shtëpisë, speca turshi, gjizë, qepë etj. Një vizitë në Prizren, Pejë apo Prishtinë nuk mund të imagjinohet pa shijen e mrekullueshme të pleskavicës.

Një lloj qofteje e madhe hamburgeri e pjekur në skarë që shoqërohet  me pite, djathë, salca picante, patate të skuqura, spec djegës, sallatë dhe kastraveca turshi. Ky lloj hamburgeri i përhapur gjërësisht në mbarë Ballkanin konsiderohet një konkurent superior dhe më i shëndetshëm se çdo lloj panine tjetër e mbushur që serviret në rrjetet e famshme të vendeve perëndimore.


Mes mjeshtërisë së recetave në kuzhinën shqiptare dhe asaj të Ballkanit, padyshim tradita unike e byrekut është më tërheqësja e shijes jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj.

Byrekët mund të përgatiten me një larmi produktesh, me djathtë e qumësht, me qepë e domate, me spinaq apo me presh por byreku me lakra të egra është më i mrekullueshmi i të gjithëve.

Recetat e byrekut janë përvetësuar nga epoka e perandorisë Otomane dhe janë përmirësuar me kalimin e viteve.


Byrekët më të përgatitur në Ballkan janë ato me mish, djathë, gjizë, barishte, hithra, lakra, presh, kungull, spinaq dhe kos./AgroWeb.org


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate