“Sot rreth orës 15:30, në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, tha policia. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.