9/19/2025 2:07:35 PM

A po planifikon Kurti t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë? Flet zëdhënësi i qeverisë

Duhet të lexoni

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë metoda të ndryshme sa i përket interesimit për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

I pyetur se a ka ndonjë plan konkret Kurti për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së, Kryeziu thotë se Kurti e ka zgjedhur si metodë realizimin e një bisede virtuale nëpërmjet “Zoom-it” me mbrojtjen e të akuzuarve atje.

Kryeministri Kurti ka pasur një bisedë virtuale nëpërmjet zoom me mbrojtjen e të akuzuarve atje. Kjo ka qenë forma të cilën kryeministri Kurti e ka përzgjedhur për të shprehur interesimin e tij me atë se çfarë po ndodhë atje. Në anën tjetër ju e dini që është kryeparlamentari ynë, zoti Konjufca që i ka vizituar në kuadër të një arsyeshmërie fortë logjike i kreu i Kuvendit meqë Gjykata Speciale si rezultat është produkt, prodhim i Kuvendit dhe i ka dhënë një intervistë pas vizitës së tij dhe i ka dhënë përshtypjet e tij”, tha ai.

Kryeziu tha se kryeministri dhe kryeparlamentari i kanë zgjedhur metodat e tyre për t’u interesuar se cfarë po ndodh në Gjykatën Speciale.

“Si kryetari i kuvendit, si kryeministri i Republikës së Kosovës kanë zgjedhur metodat e tyre të interesimit me atë se çfarë po ndodh në Gjykatën Speciale”, tha zëdhënësi i qeverisë në “Tëvë1”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate