9/19/2025 5:13:36 PM

Meta në Kuvend: Shqipëria e Kosova duhet të bashkëpunojnë më strategjikisht tash e tutje

Duhet të lexoni

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për një seancë të veçantë për adresimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili zgjodhi Kosovën si vizitën e tij të fundit zyrtare në përfundim të mandatit të tij si President.

Meta para ligjvënësve kosovarë ka lavdëruar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilat tha se i kanë rrënjët te historia, por tha se ka potencial ende të pashfrytëzuar për bashkëpunim, raporton Gazeta Express.

Kjo lidhje e pandashme Shqipëri-Kosovë i ka rrënjët te gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti te Adem Jashari, nga Ismail Qemali tek Ibrahim Rugova. Forca ripërtëritëse e marrëdhënieve tona qëndron gjithmonë tek njerëzit, këndej e andej kufirit. Ata e kanë mbrojtur përbashkësinë e së shkuarës, ata e mbajnë gjallë të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ndaj ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një devotshmëri edhe më të madhe politike për të bashkëpunuar edhe më suksesshëm”.

Për shkak të rrethanave të reja të krijuara nga konflikti në Ukrainë, Meta në përfundim të mandatit la një porosi për udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Shqipëria ka një hapësirë veprimi ende të pashfrytëzuar sa duhet në dobi të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale të mundshme. Edhe për shkak të kontekstit të ri gjeopolitik duhet të bashkëpunojnë edhe në mënyrë më strategjike se tani”.

Presidenti Meta tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Me të drejtë krenohemi që kemi vendosur një bazament ligjor shumë të gjerë dhe shumë të mirë, por suksesin e bashkëpunimit duhet ta masim me rezultate sa më konkrete”.

Ai në Kuvendin e Kosovës përmendi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe tha se lufta e saj duhet të ruhet e pastër.  

“Të kujdesemi që kjo luftë të mbetet e panjollosur siç e meriton. Pafajësia e udhëheqësve që sot gjenden padrejtësisht në Hagë do të triumfojë mbi çdo tentativë të pashpresë që synon t’i kthejë agresorët në viktima dhe viktimat në agresorë”.

Meta po ashtu lavdëroi edhe demokracinë në Kosovë, duke thënë se është për t’u marrë shembull, derisa tha se është edhe argument për shtetësinë e merituar të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate