12/31/2025 7:30:34 PM

Harta me plazhet në Shqipëri ku mund të pushohet më lirë

Duhet të lexoni

Që këto pushime verore do të ishin “të kripura”… dihej. Kjo si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve apo karburantit. Rrjedhimisht, këtë vit sipas një pyetësori të kryer nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, rreth 60 për qind e shqiptarëve kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon.

Por zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift duhet të paguajë nga 10 deri në 14 mijë lekë vetëm për t’u akomoduar një natë.

Me gjithë shtrenjtimit, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet evropiane e madje Rajonit. Sipas platformës Airbnb, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 65 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Turqi, Malin e Zi, Greqi. Itali apo Maltë.

Përtej krizës së çmimeve ky sezon veror pritet të tejkalojë edhe atë të vitit 2019. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vetëm në tre muajt e parë vitit turistët e huaj shpenzuan në vend më shumë se 400 milionë euro, shifër kjo gati 2-fish më e lartë se mesatarja e viteve 2008-2021.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate