12/26/2025 1:04:14 PM

Musliu: Kërcënimi i Radojiçiqit, karta e radhës së Vuçiqit në luftën hibride të Putinit

Duhet të lexoni

Paraqitja e djeshme përmes një videoje e kriminelit serb, Milan Radojiçiq, i cili është në listën e zezë amerikane, nga analisti i sigurisë Agim Musliu, konsiderohet si një fragment i luftës hibride serbo-ruse.

Ai në një intervistë me shkrim për Kosovapress, ka thënë se, adresimi përmes kësaj videoje është asgjë më shumë se kartë e Aleksandar Vuçiqit.

“Adresimi i stilit të tillë padyshim që është bërë me miratimin e Aleksandar Vuçiqit. Përndryshe, pse fshihej deri sot ky kriminel? Kjo është pyetje retorike, por që vërtet e ka përgjigjen brenda”, ka thënë Musliu.

Ai më tej ka theksuar se, Vuçiqi e ka nxjerrë Radoiçiqin në opinion për ta rritur vlerën e vet dhe për të treguar se ai mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Vuçiqi e ka nxjerrë Radojiçiqin në këtë kohë për ta rritur vlerën e vet dhe për ta shpërqëndruar vëmendjen e Perëndimit në mospërcaktimin e tij për t’i vënë sanksione Rusisë. Në fakt, kjo më së shumti i përshtatet luftës hibride të Vladimir Putinit, sepse çdo konflikt eventual në Ballkan, e shpërqendron vëmendjen e Perëndimit nga agresioni rus në Ukrainë”, ka konstatuar Musliu.

I sanksionuari nga ShBA-të dhe i kërkuari nga autoritetet e Republikës së Kosovës, kreu i grupit kriminal serb, Milan Radojiçiq, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe përmes një video në të cilën pretendon se e ka xhiruar nga territori i Kosovës, është paraqitur i dëshpëruar dhe me tone kërcënuese.

Për fund, Musliu ka thënë se, “kërcënimi i Radoiçiqit, njëkohësisht i adresohet edhe serbëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës, të cilët tashmë janë bërë të padëgjueshëm sa i përket thirrjeve të Serbisë për revolta”.

“Një pjesë e madhe e serbë të komunave veriore të Republikës së Kosovës, e kanë vërejtur se ata po përdoren nga strukturat kriminale në veri për interesa kriminale. Për fat të keq, këto struktura udhëhiqen dhe përpiqen të legjitimohen nga një parti parlamentare siç është Lista Serbe, nënkryetar I së cilës është krimineli Radojiçiq”, ka përfunduar Musliu.

Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Radoiçiqit Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës  janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Marko Rosiq, Radule Steviq dhe Milivoje Vuloviq.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate