Katër turistë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Valbonë. Të katër alpinistët janë ndarë nga grupi që i shoqëronte dhe kanë ngatërruar rrugën.
Bëhet me dije se 4 alpinistët janë evakuuar me helikopter pasi ishin bllokuar në terrenin e thepisur.
Mësohet se një prej turistëve të bllokuar ka pësuar frakturë në këmbë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, pasi mbetën të bllokuar