Anxhelina Hadërgjonaj dhe Flori Mumajesi paralajmëruan para pak ditësh projektin e ri muzikor dhe, më në fund, fansat e të dy artistëve mund të gëzohen. Nuk është vetëm një këngë, por dy projekte që janë publikuar një natë më parë.
“Anash dhe Doja”, dy këngët e reja muzikore me protagonistë Anxhelinën dhe Florin, janë shpërndarë menjëherë nga fansat e dy artistëve, të cilët kanë marrë edhe përgëzimet e para për emocionet e dhuruara në këto dy balada dashurie.
Anxhelina ka festuar edhe ditëlindjen këtë të enjte, 2 dhjetor, dhe për këtë arsye, edhe publikimi i këngëve është lënë në këtë ditë. Ajo është shprehur se kjo është dhurata më e bukur që mund të merrte në këtë ditë.
“Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur për ditëlindje! Faleminderit @iamflorimumajesi që ke dhënë pjesë të shpirtit tënd në këto këngë që të dy ne i duam kaq shumë”,- ka shkruar ajo.