9/16/2025 10:00:08 AM

Pas deklaratës për shamitë, Koci thotë se po kërcënohet nga “talibanët e internetit”

Duhet të lexoni

Avokati Arianit Koci ka dhënë indikacione se ka marrë kërcënime, pas një deklarate publike të sotshme në Facebook, ku ka ngritur shqetësimin e tij për rritjen e rasteve të grave që mbulohen me shami si shprehje e përcaktimit të tyre fetar.

“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shprehë përcaktimin fetar”, shkroi Koci më herët.

Pak më vonë, në një postim të ri, Koci folir për kërcënimet, apo siç i quan ai, “talebanët e internetit”.

“Në një anë janë ata që ndërsejnë, e në anën tjetër janë ekzekutorët e tyre – kërcënuesit, talibanët e internetit. Sa më të padijshëm, këta të dytit janë më agresiv. Në çfarë gjendje është shoqëria e jonë, e kupton prej reagimeve dhe animozitetit që krijon trajtimi i çfarëdo teme me karakter fetar – sado i balansuar që është. Fillojnë fyerjet, sharjet dhe kërcënimet. Cenohet mendimi i lirë”, ka shkruar ai.

Sipas Kocit, për shkak të kërcënimeve që marrin kur komentojnë tema fetare, njerëzit rrinë brenda zonës së komforit dhe nuk përfshihen.

“Që të jetë ironia më e madhe, kam pasur kërcënime e fyerje prej talibanëve të internetit, edhe kur kam shkruar për ndonjë temë që iu ka shkuar për shtati. Prandaj, shumëkush rrin brenda “zonës së konforit”. Nuk komenton fare për tema fetare. Sidoqoftë, duhet ta kuptojmë që liria e shprehjes është më e fortë se të gjitha ata që ndërsyejnë dhe kërcënuesit së bashku, duke më përfshirë edhe mua. Prandaj, qetësohuni! Shoqëria jonë ka nevojë për debat. Ka nevojë edhe për mendim tjetër”, ka shkruar ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate