2/12/2026 7:53:54 AM

Osmani shfaqet e frustruar me BE-në: Pritëm shumë për vizat, kjo është padrejtësi

Duhet të lexoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, me temë “Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë”, i cili zhvillon punimet nga sot, 16 deri 18 qershor në Ohër.

Presidentja Osmani duke ju drejtuar panelit përgjatë sesionit kryesor të hapjes zyrtare, me krerë të tjerë shtetesh, me temën: “Çfarë pas luftës në Ukrainë”?, tha se Kosova meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Dihet se edhe Gjeorgjia e Moldavia kanë marr statusin e vendit kandidat për në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme për këto vende që të ndjekin rrugën evropiane”, tha ajo.

“Rrugën tonë për në BE nuk mund ta ndërpres Moska, mendoj se samiti i qershorit do të jetë i mirë edhe për Ballkanin Perëndimor. Kemi pritur shumë për liberalizimin e vizave, Kosova ka pritë 5 vjet dhe kjo është një padrejtësi ndaj Kosovës. Ju bëjë thirrje vendeve të BE-së që të miratojnë liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani,

Presidentja ka thënë se, nëse BE-ja dëshiron ta luftojë influencën e Rusisë në Ballkan, duhet ta ndihmojë Kosovën në liberalizimit të vizave, ta ndihmojë rajonin në integrimin në BE.

“Nëse BE-ja dëshiron të ndalojë influencën e Rusisë e Kinës të jenë të sinqertë me vendet e rajonit”, tha Osmani.

“BE-ja të qëndrojë e bashkuar, ajo duhet të jetë fuçia jonë dhe kjo do ta mund Rusinë. Duhet të jeni të bashkuar edhe për Kosovën, të përkrahni kandidaturën e vendit tonë për në Bashkimin Evropian… Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës, jemi të drejtave të njeriut dhe BE-ja nuk duhet të lejon bullizimin e dikujt ndaj dikujt”,tha ajo.

Sipas saj, BE-ja dhe SHBA kanë lënë një vakum në rajonin tonë, të cilin ka dashur ta shfrytëzojë Putini, Rusia.

“BE duhet ta dijë se sa më shumë zgjatë procesin e integrimit tonë në BE, Rusia do të mundohet ta destabilizojë rajonin”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate