9/22/2025 1:37:28 PM

Gjuha na ndihmon që gjërat të ndodhin

Duhet të lexoni

Gjuha na ndihmon që gjërat të ndodhin dhe kjo sepse ka fuqi të madhe. Falë këtij burimi, ne jemi në gjendje të përshkruajmë realitete të ndryshme. Për shkak se fjala nuk është asnjëherë neutrale, ajo lë gjurmë dhe na shtyn në veprim. Për më tepër, zëri ynë krijon lidhje ose vendos distanca, i bën konceptet të qarta dhe ndihmon identitetin tonë të marrë formë.

 

Ludwig Wittgenstein, një filozof, matematikan dhe gjuhëtar i njohur thoshte se kufijtë e botës përcaktohen nga gjuha jonë. Në pamje të parë, kjo shprehje është mjaft shqetësuese dhe fsheh një dëshmi kurioze. Realiteti ynë perceptohet dhe përshkruhet nga fjalët që përdorim në jetën e përditshme.

Gjuha na ndihmon të përcaktojmë

Për shembull, fëmijët që kanë humbur prindërit i quajmë jetimë. Ne quajmë të ve këdo që ka humbur bashkëshortin. Megjithatë, shumica e gjuhëve nuk u kanë dhënë ende një emër atyre prindërve që humbasin fëmijët e tyre dhe e njëjta gjë vlen edhe për ata që kanë pësuar humbjen e një vëllai ose motre.

Rrjedhimisht, ka një zbrazëti në realitetin tonë; ka figura dhe vuajtje të padukshme që nuk kanë emër, por që gjithsesi janë të pranishme në realitetin e përditshëm kudo në botë. Përtej kësaj, të gjithë ne përjetojmë emocione që nuk kanë ende një emër. Përjetojmë ndjesi, ankthe dhe kënaqësi që jo gjithmonë zënë vend mes fjalëve të një fjalori.

Ne sodisim veçori në natyrë dhe në jetën e përditshme që mendja jonë nuk mund t’i shprehë përmes gjuhës, por që ekzistojnë. Për këtë arsye ne ndonjëherë pyesim me njëfarë habie nëse dikush tjetër është ndjerë ndonjëherë në të njëjtën mënyrë, nëse është e ligjshme të përjetohet kjo vuajtje që nuk përshkruhet në libra, e cila nuk përcaktohet nga një emërtim, një zhanër apo një kohë verbale.

Revolucionar është ai që arrin të revolucionarizojë veten. -Ludwig Wittgenstein-

Gjuha na ndihmon t’i bëjmë gjërat të ndodhin, ja hapat që duhen ndërmarrë

Gjuha na ndihmon që gjërat të ndodhin. Por, që kjo të ndodhë, është e nevojshme të kryhen gjeste të caktuara, të zbatohen disa strategji që do të jenë nxitës të ndryshimeve dhe realiteteve më plotësuese e të lumtura. Tashmë e dimë se ajo që nuk i vëmë emër duket se nuk ekziston ose mbetet në një hapësirë të pasigurt, ku një person përfundon duke luftuar me problemet e tij/saj.

Gjuhëtarët argumentojnë se gjuha nuk e përcakton mendimin. Domethënë shumë ndjesi dhe përjetime nuk janë përkthyer ende në fjalë. Megjithatë, analiza psikologjike na lejon të pohojmë se gjuha nxit veprimin, për sa kohë që merren masa të caktuara.

Masa e parë: gjuha jonë flet për ne, kujdes se si flasim

Paul Anwandter, një autor i njohur i disa librave mbi stërvitjen dhe ekspert në programimin neurolinguistik, na thotë se njerëzit krijojnë veten përmes gjuhës. Ne jemi ajo që themi për veten tonë, ne jemi ajo që do të bëjmë, mënyra se si e përshkruajmë veten dhe si komunikojmë me të tjerët. Ne jemi gjithashtu ajo që zgjedhim të heshtim dhe t’u bëjmë të ditur njerëzve. Prandaj na ofrohet një mundësi: ajo e transformimit të vetvetes përmes gjuhës. Në mënyrë që kjo të ndodhë, ne mund të marrim parasysh dimensionet e mëposhtme:

Ne duhet të flasim me veten me një qëndrim pozitiv dhe respektues. Studimi i kryer në Universitetin e Teksasit nga Dr. Kristin Nef na tregon se komunikimi i dashur me veten na lejon të kujdesemi për identitetin dhe vetëvlerësimin tonë.

Komunikimi me të tjerët duhet të jetë gjithashtu i respektueshëm; për më tepër, ajo që u japim të tjerëve ka ndikim edhe tek ne. Një fjalë e keqe ka kudo një çmim emocional.

Nëse do të donim të krijonim një ndryshim tek vetja, gjuha jonë do të duhet të jetë në harmoni me këtë qëllim. Le të shmangim “nuk mundem, kjo nuk është për mua, me siguri do të dështoj, të tjerët do ta bëjnë më mirë se unë, etj.”

Masa e dytë: gjuha transformohet, ju krijoni realitetin tuaj

Gjuha na ndihmon të veprojmë sepse është e aftë të transformojë ngjarjet. Ajo gjeneron mundësi, na bën më të vendosur në pozicionet tona dhe na motivon të këmbëngulim. Për të kuptuar më mirë këtë koncept, do të japim disa shembuj:

Gjuha është veprim sepse përcakton mendimin: nesër do të regjistrohem në atë konkurs, nesër do ta telefonoj atë person për t’i kërkuar takim, sot do t’i them shefit tim që nuk do ta lejoj më të sillet në atë mënyrë… Këto fraza na përcaktojnë dhe na joshin në shumë raste për të arritur këto qëllime.

Gjuha krijon mundësi: nëse i thoni “jo” dikujt, po mbyllni një derë në jetën tuaj. Nëse i thoni “po” një projekti, po hapni dyer të reja.

Masa e tretë: besimi dhe veprimi

Nëse duam të fillojmë një ndryshim, nëse aspirojmë të ndihemi më mirë, të zgjidhim një problem ose të arrijmë një qëllim, na duhet një busull e brendshme. Një busull që tregon veriun, ku gjendet besimi dhe veprimi. Sepse nëse nuk i përkushtohemi vetes, me qëndrueshmëri dhe këmbëngulje, nuk do të ketë lëvizje.

Gjuha na ndihmon të veprojmë vetëm nëse jemi të guximshëm. Duhet të jemi të gatshëm të kërkojmë pa frikë atë që duam, të sqarojmë atë që nuk duam, të ngulmojmë përballë vështirësive, duke nxitur veten përmes fjalëve kuptimplota.

Si përfundim, nuk duhet të hezitojmë kurrë t’i japim një emër asaj që ndjejmë dhe dëshirojmë. Gjuha është mjeti ynë më i mirë i veprimit. Ne duhet ta përdorim atë për të ndërtuar marrëdhënie më të mira, për të zgjidhur problemet dhe për të qenë gjithmonë në përputhje me mendimet dhe veprimet tona.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate