Gjykata e Gjilanit i ka dënuar me 11 vjet burgim dhe me nga 1 mijë euro secilin, dy të akuzuarit për vjedhje dhe kanosje ndaj policisë në Viti.Vjedhja për të cilën janë dënuar të akuzuarit, Rr.A dhe A.Sh, është kryer më 30 maj 2020 në Viti.Sipas njoftimit të gjykatës, dy të akuzuarit, në bashkëveprim kanë kryer vjedhje grabitqare në SHPT “Dunhill”, ku fillimisht kishin thyer drynin e derës së kioskës, e pasi kanë hyrë në kioskë nga aty i kanë marrë të gjitha llojet e cigareve të ndryshme, e pastaj i kanë vendosur në veturën e markës “Volvo”.