11/19/2025 1:58:08 AM

Përfundon protesta e veteranëve: Herën tjetër nuk do t’i lejojmë deputetët të hyjnë në Kuvend

Duhet të lexoni

Sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur para protestuesve që ishin pjesëmarrës në protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së e cila u mbajt te objekti i Kuvendit të Kosovës.

Në fjalën e tij, Klinaku ka kritikuar edhe një herë deputetët të cilët nuk do të mbështesin përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale, shkruan lajmi.net.

“Të nderuar protestues dhe deputetë që nuk e miratuat një ligj i cili shkel veteranët e luftës, e që pushteti pretendonte ta miratojë ligjin që i largonte veteranët nga paga minimale. Ne do të vazhdojmë protestat për të mos lejuar një gjë të tillë… Ne jemi për ngritjen e pagës minimale për të gjitha shtresat, edhe për punëtorët, por nuk duhet të preken veteranët. Nëse këta deputetë që e votojnë sot që ta lënë pensionin e veteranit vetëm 180 euro, këta që e kundërshtojnë kanë rroga të majme, por veteranët nuk mund të mbajnë familjet e tyre me këto paga. Ju faleminderit që keni qenë dinjitoz, që keni marrë pjesë, do t’ju thërrasim edhe herave të tjera që t’i kundërshtojmë këta deputetë që ta ndryshojnë Ligjin. Nëse eventualisht e ndryshojnë, kjo sot ishte paralajmërim ndërsa herëve të tjera do të ndryshojmë edhe ne dhe nuk do t’i lejojmë të hynë as brenda Kuvendit”, ka thënë Klinaku.

Tutje, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta kanë ftuar të gjithë deputetët pa përjashtim që të mos marrin vendim për t’i përjashtuar veteranët nga Projektligji për paga.

“I ftojmë të gjithë deputetët pa dallim të cilësdo partie politike që të mos marrin vendim t’i bëjnë një të keqe kaq të madhe vendit duke u munduar t’i largojnë veteranët nga benefitet e tyre. Edhe në partinë në pushtet ka persona që kanë dhënë shumë për të arritur shteti këtu, ka të burgosur politik, ka ish-pjesëtarë të luftës, ka fëmijë të dëshmorëve dhe nuk duhet të bien pre e një kryeministri të tillë”, kanë deklaruar ata.

Në fund, protestuesve i është bërë thirrje që të shpërndahen në mënyrë të qetë, ndërsa i është kërkuar deputetëve që të reflektojnë sepse sipas veteranëve “pa luftën dhe pa gjakun e dëshmorëve, sot nuk do të kishte deputetë e as institucione”. /Lajmi.net/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate