Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Britani të Madhe.
Gjatë qëndrimit atje, Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.
Në mesin e tyre, kryeministri kosovar pritet të takohet edhe me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Kurti pritet të mbajë ligjeratë të hapur në “Oxford Union”, kurse të nesërmen do të mbajë ligjeratë në Universitetin e Cambridge.