11/16/2025 9:40:03 PM

Dita e Mjedisit shënohet me pastrimin e një deponie të mbeturinave dhe fushatë vetedijësuese

Duhet të lexoni

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në organizim me FSK-në, dhe OJQ kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke pastruar deponinë e mbeturinave ilegale në fshatin Trudë, e cila pastaj do të bëhetrivitalizimi i asaj hapësire.

Ndërkohë, aktivitete pati edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ku qytetarëve iu ofrohej qese të tjera në vend të atyre të plastikës.

Besmir Kokollarim kryesues i këshillit organizativ për shënimin e kësaj dite, ka thënë se këshilli organizativ ka paraparë një aktivitet në bashkëpunim komunën e Prishtinës dhe FSK-në, që të fillojnë largimin dhe eliminimin e kësaj deponie të egër me mbetje inerte në hyrje dhe dalje të autostradës të Prishtinës.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij aktiviteti është që të fillojnë pastrimin e kësaj deponie por në të njëjtën kohë do të bëhet edhe një projekt për rivitalizimin e saj. Ndërsa ka thënë se do të vendosen edhe kamera për mbikëqyrje.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që ne te fillojmë pastrimin e kësaj deponie por të njëjtën kohë kjo hapësirë të spastrimit do të rivitalizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe komunës së Prishtinës, pra gjitha këto mbeturina, duke marrë parasysh që kjo deponi është ndër deponit më të mëdha, nuk mund të arrihet sot të përfundohet, por në ditët në vazhdim do të largohen të gjitha mbeturinat nga këtu dhe do të bëjmë një projekt për rivitalizimin e kësaj deponie, ku jemi në diskutim me komunën e Prishtinës…Kemi edhe për qëllim edhe rrethekimin e kësaj deponie, vendosjen e kamerave, mbjellje gjelbërim, pra të bëjmë rivitalizimin e tyre… Kjo bëhet me arsyetimin se jemi mësuar se në shumë deponi t’i largojnë mbeturinat por që na ka ndodhur që pas përvojës, deponitë të kthehen në gjendjen e mëparshme, sepse është krijuar vetia te qytetarët që vjen dikush dhe i heq këto”, theksoi Kokollari.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate