11/13/2025 6:58:33 PM

?Ironizon analisti serb: Serbët në veri janë popull qiellorë, mendojnë se rryma është nga Zoti

Duhet të lexoni

Analisti politik, Branimir Kërstiq, i është përgjigjur me ironi pyetjes së se çka i dallon serbët e veriut nga e gjithë bota për të qenë të vetmit që nuk paguajnë rrymën të cilën e shpenzojnë.

“Meqë serbët janë popull qiellorë, rryma atyre iu vije nga Zoti”, ka thënë Kërstiq.

Sipas tij, nuk janë vetëm serbët në veri që nuk paguajnë për rrymën e harxhuar, por edhe shqiptarët, të cilët siç tha ai, përbëjnë 15 për qind të popullsisë në veri.

Ai shtoi se deri vonë ka pasur donacione, sidomos nga shtetet nordike për rrymën në veri, mirëpo me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, këto donacione janë ndërprerë dhe fatkeqësisht qytetarët e Kosovës, përjashtuar këtu pjesën veriore, ndihen të vjedhur dhe të pabarabartë në raport me qytetarët e veriut.

Sa i përket serbëve në veri të Kosovës, shumica prej tyre mendojnë se rryma është nga Zoti. Kështu që meqë serbët janë popull qiellorë, kjo rrymë atyre iu vije nga Zoti.… Atë që qytetarët e Kosovës nuk duan ta shohin, e që është realitet, është se 15 për qind e qytetarëve në veri të Kosovës janë shqiptarë, të cilët poashtu nuk paguajnë energjinë. Rryma definitivisht nuk është nga Zoti dhe kjo është e qartë për secilin dhe unë mendoj që nëse deri tani kanë ekzistuar buxhetet e shteteve nordike, nëse deri tani shteti i Serbisë ka dhënë donacion për energjinë e harxhuar, me ardhjen e qeverisë së Albin Kurtit donacionet e tilla nuk janë më dhe shoqëria kosovare, përkatësisht secili qytetar në Gjilan, Prishtinë etj, për fat të keq ndihet i vjedhur dhe jo i barabartë në raport me qytetarët në veri”, ka thënë Kërstiq.

Ai u shpreh i sigurtë se në kuadër të bisedimeve të Brukselit, pagesa për energjinë në pjesën veriore do të ndodhë deri në fund të këtij viti dhe me rëndësi është që deri atëherë të mos ketë probleme, por të mbretërojë situatë e qetë. Ai tha poashtu se pagesa më e madhe e energjisë po shënohet në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovën qendrore, përkatësisht në regjionin e Gracanicës dhe të Brezovicës.

Ajo që është shumë e sigurtë pagesa për energjinë do të ndodhë dhe se me marrëveshjen e Brukselit e cila akoma nuk është e precizuar detajisht, por që pritet në muajin qershor të ndodhë, në mënyrë që deri në fund të këtij viti të fillojë së pari regjistrimi i kompanisë ofertuese që do të bëjë pagesat për energjinë në veri të Kosovës, e që për një gjë të tillë duhet edhe infrastruktura e cila është mjaft e rrënuar, pastaj aty ka shumë korrupsion sa i përket shpenzimit të energjisë, do të thotë është një situatë komplekse, mirëpo përderisa të jetë situata e qetë, dhe përderisa të bisedohet, do t’i vije radha edhe pagesës së energjisë elektrike… Shteti i Kosovës, respektivisht korporata nacionale shtetërore e cila është në bashkëpunim me kapitalin turk, pagesën më të madhe po e regjistron pikërisht në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovën qendrore, si në regjionin e Gracanicës, Shtërpcës përkatësisht Brezovicës”, tha analisti Kërstiq.

Ndryshe, qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që nga paslufta nuk paguajnë energjinë. Thuhet se shpenzojnë rreth 12 milionë euro energji elektrike në vit, ndërsa një kohë të gjatë barra për faturat e tyre kishte rënë në konsumatorët e qyteteve tjera të Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate