11/13/2025 4:33:22 PM

Kosova rrezikon të përmbytet javën tjetër, paralajmërohen stuhi shiu e breshëri

Duhet të lexoni

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të ketë mot jostabil, me stuhi shiu dhe rënie të temperaturave. Lokalisht priten edhe reshje të breshërit, derisa paralajmërohet edhe për përmbytje.

Mot mjaft i paqëndrueshëm po pritet të kemi gjatë javës vijuese. Që nga e hëna do të ketë kushte për zhvillime të stuhive mjaft intensive me shi, me mundësi edhe për breshër lokalisht. Reshjet e vrullshme që mund të bien vende-vende, edhe mund të sjellin deri tek përmbytje të shpejta.

Ditën e martë ka gjasa më të ulëta për shi, që shfaqen më shumë përreth viseve malore, raporton Express.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe ditëve të para të javës, megjithëse kohëpaskohe shkurtimisht mund të ketë rritje të koncentrimeve të grimcave të materies, që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta.

6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, ku priten zhvillime të stuhive me reshje intensive shiu, lokalisht edhe me breshër. Në mbrëmjes më freskët.

7.06 – Vransira e intervale me diell.  Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

8.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të stuhive me shi e breshër. Stuhi shiu pritet të zhvillohen edhe pasdite më vonë.  Vende-vende reshjet do të jenë më intensive.

9.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu herët në mëngjes.  Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.

10.06 – Kryesisht me vransira dhe më freskët, kohëpaskohe me reshje shiu.  Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.

Temperaturat pësojnë rënie, minimalet luhaten zbresin nga 18C në 14C, e maksimalet nga 28C e 29C, në 22C e 21C deri të enjten dhe premte.

Era fryn drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, vende-vende edhe me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rritje graduale në pjesën e dytë të javës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate