11/9/2025 8:44:31 PM

Sinjalet ‘e hapura’ që po të thonë se ai të do vetëm për seks

Duhet të lexoni

A mendon se i dashuri yt është gjithmonë “aq i zënë”, sa nuk të kushton kohën e duhur? Atëherë vërtetoje nga disa sinjale të thjeshta, të cilat do të të bëjnë të kuptosh se, në fakt, ai nuk është i interesuar për ty, por do të bëjë seks me ty. E vërteta mund të të lëndojë, por është mirë ta dish në kohë. Nëse ai ka vendosur të të trajtojë si një dashnore, ja cilat janë sinjalet:

Të merr në telefon në orët e vona të mbrëmjes

Zakonisht, ai është kaq shumë “i zënë”, saqë kujtohet të të marrë në telefon vetëm pasi ka perënduar dielli dhe në horizont janë shfaqur yjet. Kjo është shenja e parë që ai nuk ka kurrfarë interesi për ty. Në kokë, ai ka vetëm seks.

Të merr vetëm ditëve të javës

Nëse ai të merr në telefon vetëm gjatë ditëve të javës, nuk do të thotë se fundjava ka qenë “e ngarkuar” me punë e takime (përjashto rastet kur ai është një mjek i çmendur). Kjo është një shenjë që ai në fundjavë rezervohet, sepse mund të ketë prioritete të tjera në jetë, qofshin këto edhe femra të tjera. Ky është një tregues tjetër që të bën të kuptosh se gjithçka do prej teje është vetëm seksi.

Nuk flet për jetën private

Nëse ai asnjëherë nuk të flet për jetën e tij personale dhe për gjërat që e shqetësojnë, për të kaluarën, për pasionet, për marrëdhënien me familjarët, ai nuk ka interes ta ndajë jetën e tij me tënden. Është duke kaluar kohën. Ndoshta e vetmja gjë që kërkon është të dijë vendin dhe orën kur do takoheni.

Takoheni vetëm kur do ai

Në fakt, është gjithmonë ai që i vendos oraret, është ai që vendos se kur do takoheni, ndërsa kur “kujtohesh” ti, ai është gjithmonë “i zënë”. Nuk i intereson dhe nuk ka nevojë për ty kur ke ti. Është e kotë të kërkosh të kundërtën.

Nuk të fton të dilni bashkë

Nëse ai asnjëherë nuk të fton të dilni bashkë jashtë, kjo është një shenjë që të tregon se diçka nuk shkon. Asnjëherë asnjë darkë romantike, asnjë shëtitje, nuk keni qenë në asnjë vend jashtë dhomës së gjumit… janë sinjale të dukshme që të konsideron vetëm si një dashnore. Nëse ti nuk je asnjëherë pjesë e botës së tij të jashtme, atëherë më mirë tërhiqu.

Nuk të prezanton me miqtë

Gjykimi i miqve është i rëndësishëm për çdo mashkull dhe fakti se nuk të njeh me asnjërin prej tyre apo me njerëzit e tij më të dashur, duhet të të vënë në sinjal alarmi. Kjo do të thotë se nuk je e rëndësishme për të dhe se ai do të të telefonojë vetëm në momentet kur ka nevojë për marrëdhënie seksuale. 

Ai mërzitet nëse ti i flet për jetën tënde

Kurt i flet për veten, ai mërzitet shumë shpejt. Po ashtu, ai mërzitet kur ti diskuton për punën, dëshirat, pasionet apo gjërat që ke dëshirë të bësh. Gjithmonë përpiqet të ndërrojë bisedë, sepse çdo gjë do që ta fokusojë "poshtë çarçafit". Nëse është kështu, kjo është një marrëdhënie, e cila nuk do të funksionojë gjatë.

Nuk flet për një të ardhme bashkë

Ai nuk flet kurrë për një të ardhme me ju, nuk bën projekte që ju përfshijnë së bashku, sepse do vetëm një miqësi seksuale. Ka shumë mundësi që t’ju lërë pa shumë fjalë në momentin në të cilin do të gjejë një tjetër.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate